/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një silurë e Pogbas në minutën e katërt dhe një diagonale e Tevez në minutën e shtatë i kanë të qartë Veronës se kush komandon në "Juventus Stadio".
Ndeshja e fundit e fazës së parë të Seria A përfundoi me rezultatin 4-0 për bardhezinjtë të cilët dominuan dhe treguan se janë ende të etur për fitore. Nga krahu tjetër Roma ka ngecur në Palermo dhe i dha mundësi ushtrisë së Allegrit të shkoj pesë pikë larg ndjekëses më të afërt. . Faza e parë e futbollit Italian ka përfunduar mjaft keq për Milanin dhe Interin, ndërsa Napoli ka fituar ndaj rivalëve për vendin e tretë të Lacios. Ndeshjet e zhvilluara përgjatë kësaj fundjave kanë nxjerrë sërish në pah problemet e skuadrave milanezë, ku kuqezinjtë humbën në "San Siro" ndaj Atalantës. German Denis ishte autori i golit, që shkaktoi djersë të ftohta për Inzagin, që rrezikon seriozisht vendin e tij tek kuqezinjtë. Nga krahu tjetër Interi, edhe pse me dy përforcime, Shaqiri dhe Podolski, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Empolin, në fushën e këtyre të fundit. Skuadra e Mançinit nuk arriti të shfaq personalitetin e saj dhe gjatë 45 minutave të para mund të kishte pësuar më shumë se 1 gol. Roma, ashtu si edhe Interi ka barazuar 1-1 me Palermon, në "Renzzo Barbera". Verdhekuqtë shpërdoruan shumë në pjesën e dytë, ndërsa në të parën gjyqtari sërish u vu në qendër të vëmendjes, pasi dha një pozicion jashtë loje të dyshimtë për vendasit, që ishin dhe të parët që gjetën golin përmes Dybala-s, gol ky që u barazua nga Destro në pjesën e dytë, duke e çuar takimin në 1-1, që do ishte dhe rezultati final. Skuadra tjetër e Romës, Lacio u rrëzua në "Olimpico", ndaj Napolit. Higuan ishte shkaktari i dhimbjeve për bardhekaltërit, pasi përmes një diagonale të tij të fortë, në bashkëpunim me shpërqendrimin e Berishës shënoi golin e vetëm të takimit. Kjo javë rikonfirmoi në vend të fundit edhe Parmën e Rezart Tacci, që humbi në "Tardelli" ndaj Sampdorias me rezultatin 2-0
Klasifikim: Juventus 46, Roma 41, Napoli 33, Sampdoria 33, Lacio 31, Fiorentina 30, Xhenova 28, Palermo 26, Inter 26, Milan 26, Sasuolo 25, Udineze 24, Torino 22, Verona 21, Atalanta 20, Empoli 19, Chievo 18, Cagliari 16, Cezena dhe Parma 9
/Shqiptarja.com