Napolit nuk i ka mjaftuar Higuain për të marrë tre pikë të rëndësishme përballë ekipit të Genoa-s në javën e 25 të kampionatit italian të futbollit.
Vendasit janë ndaluar në një barazim 1-1 duke humbur dy pikë shumë të rëndësishme në luftën për vendin e dytë në renditje.
Napoli ka shënuar shumë shpejt me argjentinasin në minutën e 18. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, fraksioni i dytë i ndeshjes ka qenë i fortë dhe me shumë raste nga të dy ekipet.
Kur ekipet po i drejtoheshin fundit, Genoa barazon me Emanuele Calaio në të 84’ duke i mohuar Napolit fitoren. Surprizë ka qenë edhe barazimi i Fiorentinës përballë ekipit të Parmës në transfertë 2-2.
Ndeshja ishte mjaft e tensionuar pasi arbitri nxori tre futbollistë me të kuqe, miqtë janë detyruar ta mbyllin ndeshjen me 9 futbollistë, pasi 2 dolën me të kuq nga radhët e ekipit të Montelës, ndërsa një nga Parma. Fiorentina mban vendin e 4 me 45 pikë, ndërsa Parma vendin e 7 me 37 pikë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com