Krye ndeshja e javës së 6 -të në kampionatin italian të futbollit do të jetë Roma - Juventus. Super sfida e shumëpritur do të zhvillohet nesër në Olimpico në orën 20:45'. Aktualisht të dy ekipet vijnë pas një serie rezultatesh pozitive, Juventusi udhëheq Serinë A me 13 pikë vendin e parë, po aq sa ka edhe Napoli.
Ndërsa Roma pozicionohet në vendin e 7 me 8 pikë, 5 më pak se "Zonja e Vjetër". Këtë edicion Roma radhitet përkrah pretendentëve për të fituar kampionatin, pasi ka ndërtuar një ekip kompetitiv me një krye trajnerin Zeman. Pavarësisht problemeve të shumta me trajnerin Conte dhe ndihmësin Carrera, Juve mbetet favoritja kryesore për t'u mposhtur.
Në prag të sfidës të dy kampet shpallin objektivat, ish - sulmuesi i Romës, Vucinic që këtë herë do të jetë në krahun tjetër të fushës do të kërkojë t'i shënojë ish - ekipit të tij. Malazezi bën thirrje për të pasur kujdes nga kapiteni Totti dhe Osvaldo. Ndërsa në kampin roman, tekniku Zeman shprehet optimist për të marrë një rezultat pozitiv, pasi ndeshja zhvillohet në shtëpinë e romanëve.E vecanta e kësaj ndeshje është që për herë të parë pas 19 edicionesh do të mungojë legjenda e torinezëve Aleks Del Piero, pas largimit në Australi
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com