Kampionati italian i futbollit do të hapet këtë javë me ndeshjen e sotme në orën 20:45 midis Romës dhe Kaljarit. Ndeshja do të zhvillohet në ‘Olimpico’.

90’ minutëshi do të jetë vendimtarë për ekipin e trajnerit Zeman, pasi në rast të një rezultati negativ mund të largohej nga bankina.

Vetëm pikët e plota sonte në mbrëmje mund të qetësonin paksa kampin roman që nuk po kalon një formë të mirë javët e fundit duke hasur shumë probleme në fushë.