Kampionati Italian i futbollit këtë javë do të mbyllet me një super ndeshje. Në orën 20:45 në kryeqytetin e Italisë do të zhvillohet derbi mes Romës dhe Lazios.

Një përballje e tillë ka dhuruar gjithmonë emocione dhe spektakël, pavarësisht pozicioneve në renditje të dy ekipeve.

E njëjta gjë është edhe këtë edicion, pasi të dy ekipet nuk luftojnë për kampionat, por kjo nuk e ul nivelin e grindës dhe urrejtjes mes tyre.

Stadiumi ‘Olimpico’ pritet që të jetë I tejmbushur nga tifozët e të dy ekipeve, ndërsa në tribunë mendohet se nuk do të jetë asnjë politikan.

Derbi do të udhëhiqet nga legjenda e Romës Totti dhe sulmuesi gjerman i Lazios, Klose.



d.b/shqiptarja.com