Seriali i hakmarrjeve mes
Koçisë dhe rivalëve të tij

Seriali i hakmarrjeve mes<br />Koçisë dhe rivalëve të tij
SHKODËR- Më 28 nëntor 2012 ekzekutohet Edmir Koçia(foto majtas), i njohur si “i forti” i Shkodrës dhe i dyshuar për një sërë vrasjesh. 38-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, rreth orës 20:45, nga persona ende të paidentifikuar.

Nga të dhënat hetimore rezultpi se dy persona e qëlluan Koçinë me një breshëri automatiku, teksa 38-vjeçari ishte brenda automjetit të tip “Fuoristradë”. Pasi i kishin zënë pritë dhe pasi e qëllluan për vdekje, autorët e ngjarjes shtinë dy herë në ajër, për të dhënë mesazhin se gjaku u mor.

Emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, për shkak të skedës penale që Edmir Koçia e kishte mbushur plot që nga vitet ’90 e deri në vitet e fundit para ekzekutimit. Nga ekspertiza rezultoi se 4 nga plumbat I kishin prekur organet jetësore.

PRECEDENTËT E EDMIR KOÇISË


Pas ekzekutimit të tij, policia tha se "viktima Edmir Koçia ka qenë person me precedent kriminal i dyshuar për disa vrasje në qytetin e Shkodrës. Jozyrtarisht Koçia dyshohej për vrasjen e Shkëlqim Cafit dhe Astrit Meshunit, ndërkohë që vrasjen e fundit e kishte realizuar në qytetin e Vlorës.

Për shkak të problemeve të shumta dhe nga frika e një gjakmarrjeje, 38-vjeçari e kishte ndërtuar banesën e tij në një rrëzë kodre në lagjen periferike të “Tepes”, njohur ndyrshe si “10 Korriku”, pranë depove ushtarake. Flitej se shtëpia ishte ndërtuar pikërisht në atë zonë për të shmangur atentatet e mundshme ndaj tij.

EKZEKUTIMI I KUJTIM VAJUSHIT

Më 21 janar 2013, në qytetin e Shkodrës u ekzekutua me armë zjarri Kujtim Vajushi(foto djathtas), 46 vjeç. Vajushi u qëllua pas shpine nga dy persona të cilët po udhëtonin me motor, rreth orës 09:10 të mëngjesit të asaj dite. Ngjarja ndodhi në rrugën e tregut të Zdralës, i lokalizuar në qendër të qytetit.

46-vjeçari Vajushi ka qenë duke lëvizur i vetëm me automjetin e tij, dhe në momentet kur u qëllua sapo kishte zbritur nga makina për të bërë pazar në anë të trotuarit. Sipas hetimeve rezultoi se dy persona me motoçikletë iu afruan dhe qëlluan nga afër dy herë në drejtim të Vajushit, duke e lënë të vdekur në vend.

Edhe pse zona ishte shumë e populluar nga shitës dhe blerës, askush nuk mundi të japë të dhëna të rëndësishme për hetimin. Disa dëshmitarë thanë se autorët mbanin kapele në kokë dhe se lëviznin me një motor. Edhe emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë e Shkodrës.

46-vjeçari ishte dënuar në vitin 2002 për vrasjen aksidentale të një 13-vjeçareje, gjatë përplasjes me armë mes tij dhe Edmir Koçisë. Ekzekutimi i tipit mafioz ndaj tij, rikujtoi për qytetarët dhe policinë e Shkodrës serinë e hakmarrjeve të cilat kishin nisur në fund të viteve ’90.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PAMJE/ Mori peng dy vëllezërit në bashkëpunim me 'Rrumin e Shijakut', momenti i arrestit të Agron Bejdollit

PAMJE/ Mori peng dy vëllezërit në bashkëpunim me 'Rrumin e Shijakut', momenti i arrestit të Agron Bejdollit