Performanca e Serialit në Festivalin e 54-t të Këngës në RTSH u përfol gjerësisht nga publiku dhe mediat, duke u cilësuar kryesisht si banale për nivelin që supozohet të ketë Festivali i Këngës, në të cilin bëhet përzgjedhja e artistit/es që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.
Personazhi i Serialit, që në fakt u interpretua nga aktori kosovar i humorit, Kreshnik Ibrahimi, duket se veç publikut, nuk i ka pëlqyer as vetë Serialit. Ky i fundit ka publikuar një status në Facebook ku ka shprehur të gjithë indinjatën e tij për prezantimin që iu bë në skenën e festivalit.
Revoltën e tij Seriali e tregoi qartë dhe nëpërmjet fjalorit të përdorur, ndërsa premtoi se do të flasë publikisht për këtë temë në emisionin "Zonë e Lirë" të drejtuar nga Arjan Çani.

/Shqiptarja.com