Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 26-të. Këtë të shtunë në Torino ekipi i Juventusit u mposht 0-2 nga Como, me miqtë që shënuan me Mërgim Vojvodën dhe Maxence Caqueret. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Juven në harkun e një jave.
Pas disfatës 3-2 kundër Interit në kampionat, apo edhe asaj 5-2 në mesjavë kundër Galatasarayt në Champions League, sërish të besuarit e Spallettit zhgënjyen në fushë para tifozëve të vet.
Sfida në Torino u zhbllokua nga shqiptari Mërgim Vojvoda pas 11 minutave lojë. Një veprim i bukur nga mbrojtësi i Kosovës dhe e majta e fortë bënë që Di Gregorio mos reagonte në portë. Më pas Como goditi edhe traun e portës duke dominuar pjesën e parë.
Fraksioni i dytë pritej ndryshe për të zotët e shtëpisë, por fusha tregoi tjetër gjë. Maxence Caqueret dërgoi sferën në rrjetë pas një kundërsulmi 'vrasës' të Comos në minutën e 61-të.
Shansi më i mirë për Juven erdhi në fundin e ndeshjes kur Koopmeiners goditi shtyllën. Tanimë Juvja lë pas tre humbje dhe në mesjavë pret Galatasarayn në shtëpi për ndeshjen e kthimit në play-off-in e Champions League. Ndërkohë që në Serie A Juvja luan kundër Romës fundjavën që vjen, një tjetër përballje direkte për vendin e katërt.
Pas duelit të sotëm Juventusi mbetet në vendin e pestë me 46 pikë, ndërsa Como ndjek me 45 pikë e renditur një pozitë më poshtë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
58%
-
Jo
37.3%
-
Jam i/e dyzuar
4.7%
Vota total: 276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Milano Cortina’/ Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2026, Norvegjia në majën e botës me medalje të arta! Shqipëria u përfaqësua me katër skiatorë
22 Shkurt, 21:42
-
Janë parë vetëm një herë, eshtrat e Shën Françeskut të Assisit ekspozohen në 800-vjetorin e vdekjes së tij
22 Shkurt, 21:13
-
‘Milano Cortina’/ 46 vite pas ‘Mrekullisë mbi Akull’, SHBA mposht në shtesë Kanadanë dhe fiton të artën olimpike në hokej
22 Shkurt, 19:44
-
Atalanta fitore për 'Champions', Napoli mbetet mbrapa! Liverpool 3 pikë të rëndësishme jashtë fushe
22 Shkurt, 16:45
-
Itali/ Zemra u dëmtua para transplantit, ndërron jetë 2-vjeçari pas operacionit! Nën hetim 6 mjekë
21 Shkurt, 15:53
-
Juventusi luan sot kundër Comos me 'look' të ri, Spalletti: Të harrojmë humbjet e fundit, mungojnë Bremer dhe Kalulu
21 Shkurt, 12:17
-
'Milano Cortina'/ Prag tragjedie në Olimpiadë, gjakoset sportistja polake e patinazhit! Tehu i rrezikoi syrin e majtë (VIDEO)
21 Shkurt, 10:47
-
'Milano Cortina'/ Kanadaja për historinë, do përballet kundër SHBA-së në finalen e hokejit për meshkuj! Donald Trump bën 'me dhimbje koke' Komitetin Olimpik
21 Shkurt, 09:50
-
Itali/ U qëllua me një plumb në kokë, vritet 25-vjeçari shqiptar! Trupin e kishin mbuluar rërë
21 Shkurt, 09:28
-
Interi konfirmon dëmtimin e Lautaro Martinez, derbi kundër Milanit në rrezik! Ndeshjet që humbet kapiteni zikaltër
20 Shkurt, 16:07
-
Ning Zhongyan i papërmbajtshëm në 'Milano Cortina 2026', rekord olimpik dhe medalje ari në 1500 metra
20 Shkurt, 15:28
-
Juventusi kërkon Berat Gjimshitin për verën, kapiteni i Kombëtares pëlqehet edhe nga Roma e Milani
20 Shkurt, 14:55
Me Kete ritem Juventus as ne confederence league nuk kalon dot
Përgjigju