ITALI - Derbi numër 230-të në histori mes Milanit dhe Interit foli 1-0 për kuqezinjtë e Max Allegrit. Këtë të diel gjithë sytë e tifozëve u zhvendosën në ‘San Siro’, aty ku Derbi i Madoninës ishte brenda pritshmërive, me garë të fortë sportive dhe një rezultat që rihap garën për titullin kampion në Serie A pas raundit të 28-të.

Fitorja 1-0 e Milanit bëri që Interi të prishte suksesin me tetë fitore radhazi këtë sezon në Serie A, ndërsa kjo është ndeshja e shtatë radhazi që Interi nuk fiton kundër kuqezinjve, me pesë fitore të Milanit dhe dy barazime.

Ndeshja u vendos nga goli i minutës së 35-të nga Pervis Estupinan, me këtë të fundit që mori një pasim nga Fofana dhe me të majtën mposhti portierin Sommer. Më pas Interi u përpoq të barazonte duke pasur edhe raste të pastra, por Maignan mbajti portën të paprekur.

Në 230 sfidat në histori mes tyre, Interi kryeson me 85 fitore, kundrejt 76 fitoreve të Milanit. Në 69 raste dy skuadrat janë ndarë në barazim. Edhe sa i takon golave të shënuar Interi është më mirë se 'kushërinjtë' e Milanit me 311 gola të shënuar, kundrejt 297 të pësuarve.

Pas këtij raundi Interi vijon kryesimin e Serie A me 67 pikë, shtatë më shumë se Milani i vendit të dytë. Pas tyre Napoli dhe Como.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?