Serie A/ Interi fiton 2-1 mes polemikave dhe mban kreun e Serie A, Monza largohet me tri pikë nga Frosinone! Leçe 1-1 ndaj Cagliarit

Serie A/ Interi fiton 2-1 mes polemikave dhe mban kreun e Serie A, Monza largohet me tri pikë nga Frosinone! Leçe 1-1 ndaj Cagliarit

Festa e Monzës

Serie A e futbollit vijoi këtë të shtunë me katër duele interesante. Gjjithçka nisi në orën 12:30, ku në "Giuseppe Meazza" Interi fitoi 2-1 me Veronën në mënyrë dramatike. Te tri pikët doli edhe Monza, që fitoi 2-3 në shtëpinë e Frosinones. Në 18:00 Leçe barazoi 1-1 me Cagliarin, ndërsa në 20:45 Sassuolo fitoi 1-0 me Fiorentinën. Të dielën luhen ndeshjet e mbetura, ku spikasin Empoli - Milan, Salernitana - Juventus dhe Roma - Atalanta.

Në stadiumin "Benito Stirpe", Frosinone humbi 2-3 me Monzën. Ndeshja e javës së 19-të në Serie A ishte e luftuar dhe me pesë gola, teksa vendasit u kujtuan vonë dhe nuk mundën të siguronin qoftë një pikë në shtëpi. Miqtë gjetën dy herë rrjetën në pjesën e parë. Fillimisht Dany Mota në të 18 minutë dhe më pas Carboni në të 45 minutë ishin autorët e golave. Soule në pjesën e dytë shënoi autogol, duke i dërguar shifrat në 0-3. Vetëm një minutë më pas (56), Harroui shkurtoi diferencën për vendasit. Goli i Soule në të 76 minutë shërbeu sa për statistika, me ndeshjen që u mbyll 2-3 dhe Soule që shpërbleu gabimin. Te Frosinone për pesë minuta në fund luajti edhe Marvin Çuni. Me 25 pikë Monza ngjitet në vendin e 10-të, gjashtë pikë më shumë se Frosinone e vendit të 14-të.

Leçe dhe Cagliari barazuan 1-1 në stadiumin "Via del Mare" për javën e 19-të në Serie A. Në fushë për puljezët nga minuta e parë ishte edhe Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares që bëri një paraqitje të mirë dhe u vlerësua me notën 6.8, teksa në stol qëndroi Medon Berisha. Sfida u zhbllokua nge Leçe në minutën e 31 me Gendrey, që shfrytëzoi bukur një pasim të Oudin. Në pjesën e dytë miqtë e Claudio Ranierit barazuan me Oristanio, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë. Me 21 të tilla, Leçe mban vendin e 13-të, ndërsa Cagliari me 15 pikë pozitën e 17-të.

Serie A - java 19-të:

E shtunë

12:30 Inter 2-1 Verona

15:00 Frosinone 2-3 Monza

18:00 Leçe 1-1 Cagliari

20:45 Sassuolo 1-0 Fiorentina (Pinamonti 9')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Ylber Ramadani 90 minuta në fushë, Leçe barazon 1-1 ndaj Cagliarit


Leçe dhe Cagliari barazuan 1-1 në stadiumin "Via del Mare" për javën e 19-të në Serie A. Në fushë për puljezët nga minuta e parë ishte edhe Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares që bëri një paraqitje të mirë dhe u vlerësua me notën 6.8, teksa në stol qëndroi Medon Berisha. Sfida u zhbllokua nge Leçe në minutën e 31 me Gendrey, që shfrytëzoi bukur një pasim të Oudin. Në pjesën e dytë miqtë e Claudio Ranierit barazuan me Oristanio, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë. Me 21 të tilla, Leçe mban vendin e 13-të, ndërsa Cagliari me 15 pikë pozitën e 17-të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës