Mbi vendbanimet shqiptare në Luginën e Preshevës janë parë sërish sot që të fluturojnë avionë luftarakë. “Presheva Jonë” njofton se bëhet fjalë për një “stërvitje ushtarake në Serbi”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Jovan Krivokapiç ka sqaruar se fluturimet janë pjesë e stërvitjeve ushtarake që janë planifikuar në këtë zonë dhe që do vazhdojnë edhe nesër në Serbinë qendrore.
Ndërkohë që kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që në kufi, mbi Preshevë fluturojnë avionë luftarakë, teksa herën e parë, ndodhi një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriçit në Kosovë. Duket se Serbia po tregon dhembët pas arrestimit të Marko Gjuriçit në Mitrovicë.