TIRANE- Patriarku i Serbisë Irinej, me mbërritjen e tij në Shqipëri ka zhvilluar dhe një takim me besimtarët ortodoks në Shkodër. Ndërsa nuk ka nguruar të shprehet se dikur zona ka qenë nën një ndikim të kishës ortodokse serbe, si dhe e mbretëruar nga shën Jovan Vladimiri dhe shumë mbretër të tjerë serb.
Bëhet e ditur se duke kujtuar mbretërit serb, i përkulur në rrënojat e manastirit, Patriarku Irinej iu lut Perëndisë për prehje të shpirtit të mbretërve serbë, duke thënë: “Shpirtrat e thjeshtë të atyre që pushoni këtu, dhe ne vazhdojmë të ju bekojmë ju, historinë dhe jetën, fundin e atyre që s’janë dhe për ata që vijnë pas nesh”. Gjithsesi, duket këtë rradhë në gjuhë diplomatike, Irinej ka theksuar nevojën e bashkëjetesës mes të gjithë komuniteteve fetare. Por se në njoftimin zyrtar mbi vizitën, sërish cilësohet Kosova dhe Metohia.
DeklarataVetëm një ditë para se të theksonte se Kosova është e shtrenjtë për Serbinë, Irenej thekson: “Ky vend u qeveris një herë nga një shenjt i madh Sveti Jovan Vladimir, dhe shumë mbretër serbë pas tij”. Në njoftimin e dhënë prej Kishës Ortodokse Serbe njoftohet se për herë të parë në historinë e Patriarkut serb, ai vizitoi besimtarët në Shkodër dhe varrin e mbretërve serbë Vojislavljevića. Ai u shoqërua dhe nga Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit, Mitropolitit i Beratit, Injaci, i Kishës Ortodokse Shqiptare. “Për mua është një dhuratë e madhe, për të vizituar këto toka të bukura, për të vizituar këtë kishë të bukur dhe vëllezërit e motrat tona të cilët i përkasin Kishës Ortodokse të Shenjtë, familjes së madhe të popujve ortodoksë”. Ndërsa vlerësoi faktin se pavarësisht besimit të gjithë njerëzit janë të një zoti.
AnkesatSimo Ajkoviç në emër të shoqatës “Shën Joan Vladimir”, tha se kjo vizitë është ajo që gjenerata e serbëve në Shqipëri ka qenë duke pritur me shekuj. “Ju e dini mirë, Shenjtëri, çfarë vuajtje ka mbi Kishën tonë botërore Ortodokse Serbe në rajon. Tempujt janë shkatërruar, priftërinjtë persekutuar dhe vrarë dhe këmbanat ranë në heshtje”, u shpreh ai. Nuk ka nguruar ta krahasojë situatën me kohën kur krishti udhëhoqi popullin e tij mes vuajtjeve.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Pamje apokaliptike/ Los Anxhelos, qyteti i 'engjëjve' i kthyer në një ferr
11 Janar, 09:59
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës (VIDEO+FOTO)
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40