/ATSH-DPA/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras do të takohet sërish sot në mbrëmje me homologët e tij gjerman dhe francez, Angela Merkel dhe François Hollande për gjetjen e një daljeje nga kriza ekonomike greke, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
"Bisedimet do të zhvillohen sot në mbrëmje në Bruksel, pas një takimi të liderëve të BE-së, Amerikës Latine dhe Karaibeve, që pritet të përfundojë në orën 19:00 GMT", shtoi ai.
Në ndërkohë, Cipras do të takohet nesër me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker./