Sërish përballje Trump-Biden për zgjedhjet e presidenciale në SHBA, Nikki Haley tërhiqet nga gara

Sërish përballje Trump-Biden për zgjedhjet e presidenciale në SHBA, Nikki Haley tërhiqet nga gara

Nikki Haley njoftoi se po tërhiqet nga gara presidenciale përballë ish-presidentit Donald Trump. Kjo do të thotë se ish-presidenti Donald Trump e ka të garantuar emërimin nga Partia Republikane dhe do të përballet sërish me demokratin Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, e bëri njoftimin me një fjalim në Charleston një ditë pas votimeve të Super së Martës, ku Trump fitoi bindshëm në 14 nga 15 garat për emërimin e republikanëve.

"Ka ardhur koha që ta pezulloj fushatën time," tha Haley. “Nuk jam penduar”.

Ajo tha se gjasat janë që Trump të jetë kandidati republikan, por nuk shprehu mbështetjen për të.

“Tani i takon Donald Trump-it të fitojë votat e anëtarëve të partisë sonë dhe të tjerëve”, tha ajo. "Dhe shpresoj që ai ta bëjë një gjë të tillë."

Duke folur nga përvoja e saj në politikën e jashtme në OKB, Haley tha se është e rëndësishme që SHBA të vazhdojë të luajë rolin e vet udhëheqës. Gjatë gjithë fushatës së saj, Haley ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus, një pozicion që bie ndesh me atë të Trump.

"Nëse zmbrapsemi në qëndrimin tonë, do të ketë më shumë luftë, jo më pak," tha ajo. Nuk ka pasur sinjale se Trump do ta zbusë mesazhin e tij.

“Ai do të vazhdojë të përqëndrohet tek çështjet që kanë rëndësi: imigracioni, ekonomia, politika e jashtme”, tha Karoline Leavitt, sekretare e shtypit për fushatën e tij të martën vonë.

Haley qëndroi në fushatë më gjatë se çdo rival tjetër republikan i Trump, por në asnjë moment nuk paraqiti një kërcënim serioz për ish-presidentin. 52-vjeçarja Haley, kishte siguruar mbështetjen e donatorëve me ndikim që synonin të frenonin kandidaturën e Trump, veçanërisht pas paraqitjes së mirë në disa debate në të cilat ish-presidenti Trump nuk mori pjesë.

Por ajo nuk arriti të bëjë për vete një numër të mjaftueshëm votuesish konservatorë përballë mbizotërimit të Trump. Por fakti që mbështetja për të ishte më e dukshme mes republikanëve të moderuar dhe të pavarurve, mund të jetë një tregues se stili i politikës i Trump mund të paraqesë sfida për të në zgjedhjet e përgjithshme më 5 nëntor. Nga ana tjetër, Biden përballet me fidat e tij, përfshirë shqetësimin e përhapur për moshën e tij./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë