KRUJE - Mëngjesi i kësaj të premteje ka nisur me një krim brenda familjes në Krujë. Vëllai vrau me armë vëllanë për motive pronësie. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:25 në fshatin Bushnesh, komuna Thumanë e Krujës, në afërsi të dy bizneseve të vëllezërve (lokal dhe servis që gjenden rreth 100 m larg njëri-tjetrit).
 
Pal Marku 52 vjeç, baba i tre i fëmijëve ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë nga vëllai i tij, Petriti, 45 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Bushnesh. Pas ngjarjes, vëllai i tij, Petrit Marku njëherësh autor i vrasjes, nuk e ka mbajtur dot mbi “supe” këtë krim dhe është vetëdorëzuar në Policinë e Laçit, ndërsa ka dorëzuar dhe pistoletën e krimit, model 54.

45-vjecari Petrit Marku ka rrëfyer në polici se i vëllai nuk e linte te shiste një lokal që e kishte në pronësi dhe për këtë ata ishin grindur disa herë. Mëngjesin e sotëm, Petrit Marku është nisur drejt servisit të të vëllait (qe ndodhet fare prane me lokalin e tij)  dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij me psitoletë.

Familja kishte ardhur prej disa vitesh nga një fshat i thellë i Mirditës, ndërsa ngjarja e rëndë ka tronditur banorët e fshatit, të cilët refuzojnë ta komentojnë atë para kamerave.


vrasje kruje me logo
(Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja në Krujë) Foto të tjera

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)