Sërish protestë tek Ekonomiku: T’i
jepet fund betonizimit rreth godinës

Sërish protestë tek Ekonomiku: T’i<br />jepet fund betonizimit rreth godinës
TIRANE- Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë kanë kërcënuar se do të zhvillojnë një protestë 24-orëshe, nëse nuk gjendjet një zgjidhje për kërkesat e tyre. Ata kërkojnë t’i jepet fund betonizimit përreth këtij fakulteti, të merren masa për ujërat e zeza, si dhe kthimin e konviktit të Gjuhëve të Huaja siç ka qenë më parë.  

“Urgjentisht të pezullohen dhe shëmben të gjitha ndërtimet përreth Fakultetit të Ekonomisë. Kërkesa e dytë të kthehet urgjentisht konvikti i Gjuhëve të Huaja, institucioneve publike dhe absolutisht të mos jetë në duart e privatëve. Ne do të vazhdojmë me një protestë maratonë 24 orë si asnjëherë tjetër ku do të ftohen jo vetëm studentët e Fakulteti të Ekonomisë, por do të ftohen studentët e Filologjikut, studentët e Mjekësisë, studentët e Juridikut, të gjithë personat që janë të demoralizuar nga diktatura e betonit, të gjithë ata të cilët janë të demoralizuar nëpër gjyqe; të vijnë të bashkohen me ne, në protestën maratonë në javën në vazhdim”, u shpreh Pleurat Rexhepi pedagog në Fakultetin e Ekonomisë.
 
Në shenjë simbolike ata zhvilluan një orë leksioni sërish para ambienteve të këtij fakulteti të ulur kembëkryq.
 
Ndërsa një ditë më parë, drejtuesit dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës të cilët prej ditësh kanë bojkotuar provimet e shtatorit në shenjë proteste kundër ndërtimit të një godine në ambientet e territorit të këtij fakulteti, nëpërmjet një letre të hapur i kërkojnë instancave shtetërore të marrin masa për këtë problem.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit