Tiranë, 1 Dhjetor /ATSH/- Një dramë moderne është cilesuar  vepra "Radio Iliria", vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga Iris dhe Erand Sojli, e cila  ringjitet serish ne skene në datat 2 dhe 3 dhjetor ora 19:00.
Aktorët Erand Sojli, Mërkur Bozgo dhe Erieta Cufaj, në skenografinë e Arian Rizvanit, kostumografinë e Eri Dakës, muzikën e Elina Dunit, dhe  me as/regjisore Flonja Kodheli, sjellin përsëri në teatër pjesën e cila paraqet një histori të kaluar, për të sotmen që jetohet, një udhëtim brenda qenies njerëzore dhe memories kolektive.
Palin, një i moshuar i vetmuar në ditët e sotme, ndodhet në shtëpinë e tij, nen shoqërinë e lajmeve që i sjell radioja e tij e vjetër.
Një djalë i ri, i sapodalë nga torturat e hetuesisë komuniste, vjen për t'i thyer vetminë. Të dy bashkë përshkojnë 25 vite persekutimi, duke thyer çdo kufi të fajit dhe pafajësisë, kujtimit dhe harresës, realitetit dhe imagjinatës, kohës dhe hapësirës.
Burg dhe liri... dashuri dhe zhgënjim. ...intrigë dhe poezi... e mbi të gjitha shpresë, premton shfaqja e cila nuk duhet humbur.
/k.m/f,n/