TIRANE - Gjashtë muaj pas fillimit të hetimeve për çështjen e fshirjes nga serveri të deklaratave fiskale, tashmë dy dosjet që kanë “lindur” nga kjo ngjarje i kanë kaluar për analizë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Lajmi bëhet me dije pranë njësisë qëndrore të Task-Forcës, në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilat thanë se prej disa javësh kanë tërhequr dy dosjet nga prokuroria e Tiranës me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve, fakteve dhe dëshmive të administruara në to.
/Shqiptarja.com







