TIRANE- Renald Riska ish-drejtori i IT në Drejtorinë e Tatim-Taksave dhe dy inxhinierë të kompanisë “IKUB” Elton Ropi dhe Edmond Parllaku, janë vënë nën hetim nga njësia hetimore Task-Forcë, si të dyshuar për fshirjen e faturave financiare nga serveri i tatimeve. Të tre këta persona janë denoncuar nga drejtoresha Briseida Shehaj, ndërkohë që prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime të forta se të tre personat janë njerëzit që kanë ndërhyrë në serverin ku rruhen faturat financiare të bizneseve private.
Sipas burimeve të prokurorisë, të tre këta persona janë marrë në pyetje në cilësinë e personave nën hetim. Dy inxhinierët e kompanisë “IKUB” Elton Robi dhe Edmond Parllaku në dëshminë e tyre kanë deklaruar se ata janë thirrur nga drejtori i IT, për të rregulluar sistemin elektronik të tatimeve, pasi kishte pasur probleme. Praninë e tyre në dhomën ku qëndron serveri i tatimeve, dy inxhinerët e kanë argumentuar më faktin se ata janë punëtorë të kompanisë “IKUB”, e cila ka lidhur marrëveshje për mirëmbajtjen e sistemit elektronik të Drejtorisë së Tatim-Taksave. Momentalisht, njësia hetimore Task-Forcë, është në pritje të përgjigjes për të mësuar nëse në serverin e tatimeve janë fshirë fatura financiare apo jo.
Ekspertiza në SHBA
E ndodhur përballë trysnisë politike të opozitës dhe maxhorancës për hetimin e çështjes së fshirjeve së të dhënave nga serveri i Drejtorisë së Tatimeve, Prokuroria e Përgjithshme disa kohë më parë i ka dërguar një kërkesë ambasadës Amerikane, për vënien në dispozicion të një eksperti kibernetik me qëllim kryerjen e ekspertimit të serverit të shumë përfolur. Kjo lëvizje e prokurorisë, vjen në një kohë, kur disa ditë më parë ka dështuar ekspertiza e kërkuar nga specialistët e laboratorit shkencor të Ministrisë së Brendshme, të cilët nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete për organin e akuzës.
Nisur nga këto rrethana, grupi i hetimit ka vendosur të kërkojë ndihmë tek partnerët amerikanë, ku siç mësohet u është kërkuar një ekspert shtetëror ose privat, për analizimin e të dhënave të serverit dhe provimin nëse në paisjen kompjuterike, ka pasur ndërhyrje,fshirje dhe kopjim të materialeve ose jo. Ky nuk është rasti i parë që prokuroria shqiptare i kërkon ndihmë autoriteve amerikane, pasi një gjë e tillë ka ndodhur në rastin e aksidentit të Kosta Trebickës, tragjedinë e Gërdecit dhe videon “Meta-Prifti”.
Pyetje pa përgjigje
Disa kohë më parë në prokurorinë e Tiranës ka mbëritur një raport nga specialistët e laboratorit shkencor të Ministrisë së Brendshme, të cilët informojnë prokurorinë lidhur me konkluzjonet e ekspertizës, të serverit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për prokurorët e çështjes, ky raport është pa një përgjigje konkrete, duke mos qartësuar periudhën kur është bërë ndërhyrje në server dhe nëse ka pasur kopjimi, fshirje apo ndryshim të të dhënave në këtë paisje kompjuterike.
Në përgjigjen e tyre ekspertët shqiptarë kanë pretenduar se mungojnë programet e çertifikuara për analizmin e këtyre të dhënave dhe për pasojë nuk është arritur të dilet në një përgjigje konkrete. Nisur nga këto rrethana Prokuroria e Përgjithshme ka menduar të kërkojë një ekspertizë amerikane të detajuar, për të shuar çdo koment politik,pas përfundimit të raportit.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com