Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një postim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foto nga takimi i presidentit Bajram Begaj me presidentin e SHBA Donald Trump dhe nga takimi i Ministres së Jashtme Elisa Spiropalit me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubion, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s janë duke punuar bashkë për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.

‘Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë’, tha ai.

Gjatë javës që lamë pas u zhvillua java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku nga vendin ynë morën pjesë ministrja e Europës dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe presidenti Bajram Begaj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?