Sesioni i ri parlamentar, Kim takohet me Nikollën e Gjekmarkajn! Mesazh Berishës: Bashkëpunojmë vetëm me opozitën legjitime që kanë rol në luftën kundër korrupsionit

Sesioni i ri parlamentar, Kim takohet me Nikollën e Gjekmarkajn! Mesazh Berishës: Bashkëpunojmë vetëm me opozitën legjitime që kanë rol në luftën kundër korrupsionit

Yuri Kim

TIRANË- Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim në ambientet e kuvendit me Ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Takimi u zhvillua në orën 13:30 dhe kishte fokus rëndësinë e ligjeve dhe mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. 

Kim zhvilloi një takim edhe me Agron Gjekmarkaj, si zëvendëskryetar nga radhët e opozitës. Në fokus të takimeve ishte fillimi i sesionit të ri parlamentar, reformat dhe bashkëpunimi me opozitën. Një mesazh duket se e kishte edhe për Sali Berishën, ndërsa Kim sqaroi se do të takohet vetëm me drejtuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë rol në luftën kundër korrupsionit.

"Sapo kam zhvilluar takime shumë të mira me kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe nënkryetarin Gjekmarkaj. E kemi bërë pjesë të traditës që të takohemi me kryetarët e Kuvendit në fillim të çdo sesioni parlamentar.

Është e rëndësishme që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve, mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit”, tha ambasadorja Kim.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë në një postim në Twitter tha se gjatë takimeve ambasadorja shprehu urime lidhur me hapjen e sesionit të ri parlamentar duke theksuar përgjegjësinë e ligjvënësve për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin.

"Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u takua sot me kryeparlamentaren Nikolla dhe veçmas zëvendëskryetarin Gjekmarkaj për të shprehur urimet më të mira për sesionin parlamentare të sapo hapur, i cili  do të diskutojë dhe vendosë për një sërë çështjesh të rëndësishme. Ajo ritheksoi përgjegjësinë e ligjvënësve për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin, veçanërisht, ndërsa Shqipëria negocion zyrtarisht anëtarësimin e saj të plotë në BE. Ambasadori do të takohet me liderë të tjerë për të nënvizuar rëndësinë e ndjekjes së ligjeve, zbatimit të rregullave dhe forcimit të institucioneve demokratike.", thuhet në njoftimin  e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. ", thotë Ambasada  e SHBA-ve në njoftimin e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Takimi i Kim me Nikollën dhe Gjekmarkaj, ambasada e SHBA-ve: Ritheksuam përgjegjësinë e ligjvënësve për të forcuar demokracinë e për të luftuar korrupsionin

Yuri Kim në takim me Lindita Nikollën 

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim në ambientet e kuvendit me Ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri. Kim po ashtu zhvilloi një takim edhe me Agron Gjekmarkaj, si zëvendëskryetar nga radhët e opozitës.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë në një postim në Twitter tha se gjatë takimeve ambasadorja shprehu urime lidhur me hapjen e sesionit të ri parlamentar duke theksuar përgjegjësinë e ligjvënësve për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin.

"Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u takua sot me kryeparlamentaren Nikolla dhe veçmas zëvendëskryetarin Gjekmarkaj për të shprehur urimet më të mira për sesionin parlamentare të sapo hapur, i cili  do të diskutojë dhe vendosë për një sërë çështjesh të rëndësishme. Ajo ritheksoi përgjegjësinë e ligjvënësve për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin, veçanërisht, ndërsa Shqipëria negocion zyrtarisht anëtarësimin e saj të plotë në BE. Ambasadori do të takohet me liderë të tjerë për të nënvizuar rëndësinë e ndjekjes së ligjeve, zbatimit të rregullave dhe forcimit të institucioneve demokratike.", thuhet në njoftimin  e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. ", thotë Ambasada  e SHBA-ve në njoftimin e saj.

Yuri Kim dhe Agron Gjekmarkaj
Ora 15:41
Gjekmarkaj zbardh detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim: Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike

1662558150_64001662557544xgjekmarkaj572.jpg

Deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka pritur sot në një takim në kryesi ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Në një postim në facebook Gjekmarkaj është shprehur se në këtë takim ka shkëmbyer mendime për sfidat demokratike me aleatin strategjik (SHBA).

“Një takim miqësor  e shumë domethënës sot  me Ambasadoren  e SHBA, Zonjën Juri Kim në fillim të stinës se re parlamentare.

Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike dhe betejat opozitare  si dhe rëndësinë jetike të konsolidimit të marrëdhënieve me  aleatin tonë strategjik ku gjithëkush në politiken shqiptare duhet të ndiejë përgjegjësinë e vet.

Legjitimiteti i institucioneve është kusht i panegociueshëm për konsolidimin e sistemit demokratik dhe progresin e reformave”, shprehet ai.

Ora 14:53
Yuri Kim pas takimit me Nikollën: Opozita? Do takojmë drejtuesit që janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kanë rol në luftën kundër korrupsionit

 

Në përfundim të mbledhjes me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, ambasadorja Yuri Kim tha se fokus i bisedës ishte theksimi i rëndësisë së ligjeve, mbajtjes së rregullave dhe forcimi i institucioneve demokratike.

“Është e rëndësishme që të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve dhe mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Do vazhdojmë të takohemi me drejtuesit që janë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë rol legjitim për të luajtur në luftën kundër korrupsionit”, tha Kim.

Ora 13:39
Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në Kryesi, takim me kryetaren Lindita Nikolla

 

Pas takimit me Ramën, ambasadorja Kim ka mbërritur në ambientet e Kryesisë për të zhvilluar takim me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

B.K./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 07/09/2022 20:06

    1!2!3! Vini re! Vini re! Vini re!Prova teknike! Prova teknike! Prova teknike!Kaq mjafton per sot,daten 7 shtator 2022. Naten e mire e gdhifshi shendoshe per diten e neserme.

    Përgjigju
  • GOLI: 07/09/2022 16:28

    KRIJESA JURI KIM TE SHPRESOJME TE MOS JETE KANIBALE,..Ç'TE THEMI PER MISHNGENESE-AS QE BEHET FJALE EDHE ATE MISHNGRENESE QENI...TE TERE QENTË E AZISË S'JA ARIJNE MOSHEN E PLEQERISE...KËTO QEN NGRENES DO TE JETE MIRE TE JA FUSIN ***** PER NE AZI PER TE MOS I MARE NE QAFE QENTË TĒNĒ.

    Përgjigju
  • Turi: 07/09/2022 14:16

    Po kjo kimi cfarë pune ka filluar , se vetëm ambasadore që nuk është gjithë ditën e kalon nëpër ministritë dhe zyrat Shqiptare

    Përgjigju
    • Anonim: 07/09/2022 15:05

      FBI QE TE FUS SALI SHPELLARIN NE BURG.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja