Kryetarja Spiropali hap sesionin e ri parlamentar: Reflektimi të jetë i përbashkët! Opozita gris mesazhin e Begajt! Peleshi shtrin dorën e bashkëpunimit

Kryetarja Spiropali hap sesionin e ri parlamentar: Reflektimi të jetë i përbashkët! Opozita gris mesazhin e Begajt! Peleshi shtrin dorën e bashkëpunimit

Elisa Spiropali

Kuvendi nisi sot punimet e sesionit VII të Legjislaturës X. Seanca e parë solemnte ishte planifikuar me fjalimet e kryetares së kuvendit Elisa Spiropali dhe secili prej krerëve të grupeve parlamentare.

Kryetarja e Parlamentit bëri thirrje për reflektim të përbashkët, "një reflektim që përfshin edhe qortimin e së shkuarës, edhe projeksionet për të ardhmen"

"Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral, secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike" tha Spiropali.  

Më pas u bëri thirrje deputetëve t’i mbrojnë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që kanë votuar e ndjekin.

Për opozitën mesazhet ishin të qarta. 

'Të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj në këto komisione të posaçme" nënvizoi Spiropali.

Opozita e nisi sesionin me zakonet e vjetra. 

Gazmend Bardhi grisi letrën me mesazhin që Presidenti Bajram Begaj kishte përcjellë për deputetët paraditen e sotme dhe u ishte vendosur mbi tavolinat e tyre. Mesazh për të thënë s'e paqe nuk do të ketë as këtë sesion. 

Në vijim renditi një listë të gjatë të arsyeve që sipas demokratëve e kanë kthyer Kuvendin në noter të aferave korruptive dhe vendimeve klienteliste të qeverisë. Për kryetarin e Grupit parlamentar  ky sesion i ri do të jetë një deja vu e 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës, me shumicën që do të refuzojë të debatojë e votojë ligje që shkojnë në favor të qytetarëve.

Edhe ky sesion i ri nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Praktika ka treguar se shumica në këtë sallë nuk ka vullnet për të debatuar ligje apo nisma e vendime që shkojnë në të mirë të qytetarëve. Kjo mazhorancë e ka kthyer Kuvendin në noter të vendimeve klienteliste dhe aferave korruptive. Kuvendi është kthyer në organin që dhunon më shumë Kushtetutën. Vetëm në sesionin e kaluar Gjykata Kushtetuese e ka zënë Kuvendin në flagrancë në shkelje të kushtetutës në të paktën 5 raste”, tha kreu i Grupit të PD.

Ndryshe nga Bardhi, Peleshi shtriu dorën e bashkëpunimit

Le te ndertojme mbi keto arritje dhe t’ia leme te shkuares bojkotin, dhunen verbale, denigrimin e kundershtarit politike.E ardhmja e Shqipërisë nuk do të ndërtohet nga ata që synojnë përçarjen, por nga ata që guxojnë të bashkojnë forcat për një vizion të përbashkët' tha Peleshi.

Pati dhe ndryshime te tjera ne kampin e opozites

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Bardhi vendosi që të bënte dhe ndryshime në pozicionimin e deputetëve të opozitës. Lulzim Basha të spostohet në fund të sallës dhe në vendin kur dikur ulej ish kryetari i PD-së, tani është caktuar Bledjon Nallbani. Jo vetëm kaq Bardhi ka vendosur që Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës. Ai do të zëvendësohet nga Albana Vokshi.

Mesazhi i presidentit
Ndërkohë në një mesazh drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i bëri thirrje deputetëve të fokusohen në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Evropian, si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kreu i shtetit kërkoi që partitë politike të angazhohen në një dialog të frytshëm dhe në nisma ligjore të bazuara në shqetësimet e qytetarëve.

Sot seanca solemne me 12 votimi per Xhacken dhe interpelanca me Ramen per KURUM

Seanca e sotme do të jetë një seancë kryesisht solemne, ndërsa ‘beteja politike’ pritet të nisë më 12 shtator kur do të hidhet në votim dhe ‘mandati i Olta Xhaçkës për në Gjykatën Kushtetuese. si dhe të mbahet interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin Rama për mbetjet toksike të KURUM drejt Tajlandës

Seanca nisi në orën 17:00 ndërsa më herët u mblodh Konferenca e Kryetarëve, për herë të parë nën drejtimin e kryeparlamentares së re Elisa Spiropali. Me dakordësinë e palëve u miratua programi i punës së Kuvendit për javët e ardhshme, një ogur i mirë sipas Spiropalit për konsensus edhe më tej.

Në Konferencën e Kryetarëve miratuam Programin dhe Kalendarin e Punës së Kuvendit për javët e ardhshme.  Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar!" shkruajti Spiropali përmes një postimi në facebook.

Në seacën e kësaj pasditeje, u njoftua zyrtarisht Niko Peleshi në krye të grupit të Partisë Socialiste, ndërsa në konferencën e Kryetarëve, qëndrimin në emër të socialistëve e mbajti Taulant Balla, ministri i ri për Marrëdhëniet me parlamentin, i cili siç mësohet ka thënë opozitës se të gjitha kërkesat e saj do të shqyrtohen deri në 19 dhjetor kur mbyllet sesioni. Në seancen e 12 shtatorit do nisë në orën 11:00 pasi PD do jetë në ceremoninë e përkujtimit të vrasjes së Azem Hajdarit.

E.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'