SEUL, 5 mars /ATSH-DPA/ - Ambasadori amerikan në Seul, Mark Lippert u plagos pas sulmit me brisk të një aktivisti pro bashkimit të vendit, në qendër të kryeqytetit koreanojugor, njoftoi agjencia e lajmeve, Yonhap, që citon burime zyrtare.
Nga fotot e bëra në vendngjarje duket ambasadori me gjak në fytyrë dhe duar dhe duke dalë nga një derë.
Gjendja shëndetësore e ambasadorit nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.
I dyshuari për ngjarjen u arrestua menjëherë nga policia dhe u identifikua si Kim Ki Jong, 55 vjeç, aktivist politik.
Kim protestoi përpara sulmit të tij kundër manovrave ushtarake amerikano-koreanojugore./ a.jor.











