Severodonetsk qendra e luftimeve në rajonin e Donbasit, Guvernatori: Forcat ukrainase kanë ende në kontroll qendrën e Luhansk

Severodonetsk qendra e luftimeve në rajonin e Donbasit, Guvernatori: Forcat ukrainase kanë ende në kontroll qendrën e Luhansk

Severodonetsk është një qytet me rëndësi strategjike në rajonin lindor të Donbasit që ka qenë nën bombardime të pamëshirshme nga forcat ruse.

“Përleshje të ashpra në rrugë po zhvillohen në qytet”, shkroi në Telegram guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai.

"Ne po e lodhim armikun," tha ai, duke shtuar se forcat ukrainase janë ende nën kontrollin e qendrës rajonale të Luhansk.

Kapja e qytetit dhe fqinjit Lysychansk do ta vinte të gjithë rajonin e Luhansk nën kontrollin e Rusisë. Luhansk përbën gjysmën e Donbasit fokusi aktual i përpjekjeve luftarake të Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha këtë mëngjes Rusia ka nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet për të rrethuar zonën më të gjerë nga veriu dhe jugu.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Von der Leyen viziton Kievin: Ukraina është në rrugën e duhur për anëtarësimin në BE-së! Zelensky: Duhet një paketë e shtatë sanksionesh kundër Rusisë


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës