Pas 40 ndeshjesh pa humbje, “Los Blancos” kanë pësuar disfatën e tyre të parë nga Sevillia, e cila në shtëpinë e saj, Ramos Sanchez Pizjuan, u ka dhuruar tifozëve të saj një mbrëmje plot emocione.
Një fitore 2 me 1 për Sevillian, e ka çuar atë vetë 1 pikë larg kryesimit të tabelës së La Liga. Heroi i andaluzianëve këtë mbrëmje ishte Stevan Jovetic, i cili shënoi golin që i dha fitoren Sevillias.
Ndërkohë që loja ka qenë me një ritëm shumë të lartë, ku gjatë pjesës së parë shanset më të mira për të kaluar në avantazh i kishte Real Madrid në minutën e 27 dhe 42 me Christiano Ronaldo, i cili nuk mundi të prekte rrjetën e Sergio Ricon.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 65-të pasi arbitri akordoi një 11-të metërshi për Realin, të cilin mendoi ta shndërronte në gol CR7.
Atëherë kur ndeshja mendohej se do të mbyllej me një fitore të Realit, Sergio Ramos shënoi një autogol në portën e tij në minutën 85-të, duke barazuar kështu shifrat.
Nga ana tjetër, Sevillia nuk u kënaq me një barazim, duke bërë që në minutën e 92-të Stevan Jovetic, të shënonte golin e fitores, duke i dhënë skuadrës 3 pikë shumë të rëndësishme, të cilat e çojnë vetëm 1 pikë larg vendit të parë të La Liga.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com