Sezoni i mbjelljeve, Report Tv në Shushicë të Vlorës! Ujësjellësi i Himarës do thajë 800 hektarë tokë bujqësore! Fermerët: Ujin e lumit e përdorim për vaditje

Stina e pranverës i gjen fermerët e krahinës së Shushicës duke punuar tokat për mbjelljen e perimeve, misrit dhe foragjereve. Shqetësimi kryesor për ta është mungesa e ujit për vaditje. Fermeri Osman Bylybashi nga fshati Çeprat tregon se kanali vaditës prej vitesh nuk mirëmbahet nga Bordi i Kullimit.

“Kam 4 hektarë toke ku jemi të punësuar familjarisht. Do mbjellim kungul, piperka, barbunja. Kemi hallin më të madh se s’kemi ujë. Kanali vaditës është që në vitin 1965. Kanali vaditës është jashtë loje. Ka dalë që vjet jashtë loje. Nuk i kërkojmë shtetit asgjë, vetem ujë për bimët. Bima është si puna e fëmijës po nuk i hodhe uje nuk rritet”,- është shprehu Bylybashi.

Edhe Bardhosh Malaj banor i fshatit Risili po mbjell misrin, por nuk ka garanci nëse do marrë prodhim.

“Kam 8 hektarë toke me jonxhe e misër, grurë dhe elb. Ne kemi problem kanalin vaditës, U1 i themi ne. Na është dhënë fjala se do rregullohet. Me gjendjen që ka sot nuk furnizon tokat. Shpresojmë të rregullohet. Kanali vaditës ka 70 vite, por nuk është mirëmbajtur",- është shprehur Malaj.

Përpos mirëmbajtjes së kanalit vaditës, fermerët kërkojnë nga Qeveria të anulojë projektin e ujësjellësit të Himarës. Depot e këtij ujësjellësi parashikohet të  vendosen në Lëpushë, i cili është burimi kryesor i lumit Shushica, njohur dhe si Lumi i Vlores.

“Siç po dëgjojmë tani një pjese e ujit do merret në fshatin Kuç dhe do kthehet në Himarë. Gjithe zona jonë, Shushica e gjitha nga HEC deri poshtë do mbetemi me një pike ujë. Nga ajo jemi të varur ne. Po morën ujin do thahen tokat. Katasfrofë, bujku po nuk pati ujë si do jetojë. Do jemi shumë të goditur”.

“Po e moren ujin e Kuçit do marrë fund çdo gjë! “Ne s’na ka ardhur pa u bere ujesjellesi i Himares, lere me pas”.

“Del një oligarg pret ujin dhe ne ketej fryjmë sot. Uji është problemi kryesor. Do falimentojë gjithë zona. Lumi është jeta e gjithë kësaj zone, me bagëti me njerez, me bujqësi. Me cfarë do ushqehemi ne? Deri vjet ishte lumi, ndërsa sivjet po punojmë kot”.

Nëse nuk ndalet ky projekt, mbi 800 hektarë tokë bujqësore do të thajë për ujë në njësinë administrative Shushicë me 5 mije banorë, ku bëjnë pjesë fshatrat Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat dhe Risil.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 04/03/2024 08:51

    kam pershtypjen se ky me teper se lajm eshte dezinformim qe u behet sistematikisht banoreve te ketyre fshatrave dhe nuk ka fare lidhje me studimin e fizibilitetit te menaxhimit te integruar te ujerave te lumit shushica si nje perpjekje e hapur per te nderhyre ne kalkulimet e inxhinjereve te mjedisit qe studiojne qarkullimin e ketyre ujerave qe permbytin keto toka cdo dimer apo kjo emergjence eshte ne plan te dyte per aktivistet e birn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?