Sezoni i ri shkollor, Kushi: Më 15 gusht rifillojnë në e-Albania regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta

Sezoni i ri shkollor, Kushi: Më 15 gusht rifillojnë në e-Albania regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Regjistrimi në portalin  e-Albania do të rihapet sërisht me datë 15 gusht për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postmi në 'Facebook' e cila thekson se regjistrimet në portal do të jenë të hapura deri në datë 30 gusht.

Sipas ministres Kushi, regjistrimi në e-Albania është një nga risitë risitë më pozitive për vitin e ri shkollor 2021-2022, ku prindërit do të kenë mundësi ta plotësojnë formularin vetëm për 1 minutë dhe pa qenë e nevojshme të mbledhin dokumentacionin nga institucionet.

Ndër të tjera Kushi shkruan se janë marrë parasysh edhe shqetësimet e përcjella nga instiucionet, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara. Ministrja shkruan se po punohet për këtë çështje me AKSHI-n në mënyrë që regjistrimi të përmbushet me sukses dhe të shmangen problematikat.

Sakaq, ministrja shkruan se do të ketë një mundësi që prindërit t'i regjistrojnë nxënësit e tyre edhe në shkollat jashtë qendrës së banimit. Por kjo alternativë do të zbatohet vetëm nëse shkollat kanë kapacitete të lira dhe pas miratimit të Zyrës Vendore Arsimore, pasi ajo të arsyetojë kërkesën. Sipas saj, përgjigjja e kërkesës do të vijë brenda 24 orëve dhe në rast refuzimi nga ZVA-ja, regjistrimi do të bëhet në shkollën përkatëse ku i takon nxënësit.

"Rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta

Një nga risitë më pozitive për vitin e ri shkollor 2021-2022 është regjistrimi online i nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta nëpërmjet portalit e-Albania, ku prindërit e plotësojnë formularin në vetëm 1 minutë, pa pasur nevojë të mbledhin dokumentacionin nga institucione të ndryshme, pasi tashmë këtë gjë e bëjnë vetë shkollat.

Nisur nga shqetësimet e përcjella nga institucionet tona arsimore, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara, po punojmë ngushtësisht me strukturat tona dhe me AKSHI-n për përmbushjen me sukses të procedurave. Konkretisht, në periudhën 15 - 30 gusht do të rihapet portali e-Albania për regjistrimin e nxënësve, duke u dhënë mundësi prindërve të bëjnë kërkesën, si dhe të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në shkollën jashtë qendrës së banimit.

Në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit, pas miratimit nga ZVA-të përkatëse mbi bazën e arsyeve të legjitimuara.  Shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim. Në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përshtatjen në një kohë shumë të shpejtë me procedurat e reja. Suksese", shkruan Kushi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 03/08/2021 15:01

    O njerez te paftyre qe te realizohet kjo qe thoni duhet qe cdo prind te dije te regjistrohet ne pottalin e-albania dhe qe te realizoje dicka te tille ta kete internetin ne shtepi te kete kompjutwr te dije ta perdore ate ose te kete smartphone qe ne fshatra nuk kane nje telefon te thjeshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë