Saranda është gati për sezonin turistik. Nga qyteti bregdetar, zv/kryeministrja Albana Koçiu njoftoi planin e masave për garantimin e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e përvojës së çdo vizitori që zgjedh Shqipërinë.

Masat e marra përfshijnë:

-Shtimin e sporteleve dhe personelit në detyrë në pikat e kalimit kufitar.

-Përmirësimin e sinjalistikës rrugore.

-Caktimin e kalatave të dedikuara për anijet turistike.

-Lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit.

-Patrullim i vazhdueshëm i hapësirave bregdetare për të garantuar sigurinë në det nga mjetet lundruese.

Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikëseve është përgatitur gjithashtu për të përballuar çdo situatë, sidomos sa i përket mundësisë së vatrave të zjarrit. Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, si dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë zgjeruar më tej programin e Qendrave Shëndetësore Verore.

Ministria e Kulturës, po vendos në funksion një seri eventesh dhe ngjarjesh të larmishme kulturore. Gjithashtu  institucione të tjera të varësisë si inspektoriatet, janë përgatitur për të siguruar që plani i masave të marra të zbatohet me përpikëri.

Pas suksesit të sistemit e-Gate në aeroportin “Nënë Tereza”, përdorimi i tij do të shtrihet edhe në portin e Sarandës e të Durrësit.

P.J/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Maj, 13:00

    PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?