Sezoni i ri turistik në Pogradec/ Nënkryetarja e bashkisë në 'Studio Live': Priten 10 mijë gjermanë! Prenotimet korrik-gusht janë përfunduar

Sezoni turistik ka nisur në qytetin e Pogradecit, teksa turistët pritet të dynden gjatë muajve korrik gusht për të shijuar liqenin dhe pamjet që ofron qyteti.

Nënkryetarja e bashkisë së Pogradecit, Entela Gusho dha më shumë detaje nga sezoni i ri turistik, teksa shprehet për Arbër Hitajn se prenotimet sa i përket periudhës korrik-gusht kanë përfunduar.

'Pogradeci ka nisur me një plan pune që në janar. Masa kryesore janë plazhi i qytetit, rëra e pastër, liqeni i pastër. Nuk mund të harrojmë lulishten, gjelbërimin e qytetit. Janë bukuri e qytetit. Operatorët turistikë janë në gatishmëri. Prenotimet janë përfunduar, sa i përket periudhës korrik-gusht.'

Më tej ajo nënvizon se do ketë këtë verë 10 mijë turistë gjermanë në Pogradec për të vizituar atraksionet turistike.

'Operatorët turistikë kanë lidhje me Maqedoninë dhe Greqinë. Do ketë 10 mijë turistë gjermanë në Pogradec për të vizituar atraksionet turistike. Mendojmë të shtohet numri i turistëve. Harmoni mes bashkisë, operatorëve dhe agjencive turistike.'

Gusho njofton se projekti i Drilonit është drejt mbylljes, por ndërkohë vizitorët  vijnë çdo fundjavë.

'Projekti i Driloni është drejt përfundimi. Ka marrë hijeshi, jo vetëm ndryshime rrënjësore. Ka marrë pamje  me një freski aq të madhe të bukur. Driloni mirëpret të gjithët vizitorët jo vetëm afatgjatë por edhe në fundjavë.'

Nënkryetarja shton se për këtë sezon parashikohen akitivitete të ndryshme nga bashkia, kulturore dhe jo vetëm

'Me vitin e kaluar, jo vetëm hoteleria është 100% e përfunduar, edhe turizëm familjar i orientuar nga booking apo faqet e tjera kanë edhe ata prenotim. Shumë turistët vijnë për një periudhë të gjatë qershor – gusht, mund të jenë mosha të treta. Kemi dhe një kalendar, ku janë përfshirë aktivitet të ndryshme kulturore, festa, sportive, kalendar i ngjeshur ku do shpalosim jo vetëm vlerat e qytetit, duke evidentuar vlerat historike, etnografike që do i shpalosim me programacion të detajuar. Çdo vizitor i mirëpritur.'

Së fundmi ajo thekson se në qytet vijnë mjaft turistë nga Italia, Franca, Çekia, Polonia por edhe nga Spanja.

'Larmia e shteteve që e frekuentojnë Pogradeci ka ndryshim me vitet e kaluara. Shtetas italianë, holandez, francez, çek dhe polak, ka risi edhe turistë nga Spanja. Duan të njohin liqenin që është në Unesco. Kishim dhe një turist nga Zelanda e Re. Numri mund të jetë edhe dyfish nga viti i kaluar.'

Pogradeci mbetet një atraksion për vizitorët e huaj por edhe vendas, shumë prej të cilëve zgjedhin të kalojnë pranë liqenit tre muajt e verës.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Premto Doni: 07/06/2024 20:16

    Kam shume deshire qe ta shikojme Pogradecin nje qytet shume me te bukur. Per kete duhen disa investime te studiuara. Do deshiroja qe te zgjidhet problemi i parkimit te makinave. Mundesia eshte. Nuk me duket e aresyeshme qe lulishtja prane liqenit te zaptohet nga bizneset. Duhen te shtohen edhe tre banja publike ne vijen liqenore. Shetitorja duhet te kaloje ne vijen prane liqenit dhe jo te bllokohet per qarkullimin e makinave. Te vihet dore per ish kavalishencen. Godina, deri vjet ne Tetor ka qene germadhe prej shume vitesh. Tregu fruta perime duhet te kontrollohet dhe te ndertohet sipas kohes. Shitet me para ne dore pa paguar taksa. Te kontrollohen hotelet se nuk paguajne taksa per te gjitha dhomat. Pronaret deklarojne 50% te dhomave te pronotuara. Inspektoret kur i kontrollojne marin rushfet jam 100% i sigurte. Trotuaret duhet te lirohen per te ecur normalisht qytetari. Te stjudiohet per hyrjen e qytetit. Arkitektet duhet te projektojne dicka te bukur se Pogradeci e meriton. Faleminderit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën