Sezoni turistik/ 1.511 efektivë në terren, Voda për Report Tv: Shkodra 'hapa pas' me planin e masave

Për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në ato malore, edhe për këtë sezon veror Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme, për të garantuar rend e siguri.

Në një intervistë për Report Tv, zv.ministria e Brendshme Rovena Voda shprehet se këtë vit, në terren kanë dalë gjithsej 1.511 efektivë policie të sektorëve të ndryshme.

"Duke filluar, të paktën në mënyrë intensive, nga data 5 korrik dhe në vazhdim janë të angazhuar në terren 1511 punonjës policia, do thoja unë një numër i lartë i efektivëve të policisë për sigurinë në plazhe, 324 efektivë janë punonjës të Rendit publik, 63 punonjës policie të sektorit për krimet, 89 të sigurisë rrugore, 128 punonjës policia të forcave lëvizëse operacionale dhe 907 punonjës policie të kufirit dhe emigracionit. Pikat e kufirit kthehen në nyje lidhëse", tha Voda.

Por, ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë herë, në disa zona janë ngritur stacione policore provizore, që punonjësit e policisë të jenë sa më afër pushuesve.

"Janë ngritur stacione policie provizore, në ato zona ku nuk kemi stacione të qëndrueshme, por që shquhen për një numër të madh turistësh, në Valbonë, Theth, Tale, Gjirin e Lalzit duke treguar një kujdes të veçantë jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe malore", u shpreh zv.ministrja.

Ndërkohë, si masë shtesë këtë vit në zonnat bregdetare janë shtuar kullat vrojtuese, ku e vetmja bashki për të cilën janë vërejtur mangësi në kryerjen e detyrave, ka qenë ajo e Shkodrës.

"Është bërë e mundur që të ketë edhe një shtim të kullave të vrotjimit. Me shumë mund dhe shumë sforco edhe me bashkëpunimin me Policinë, është bërë e mundit që më në fund të ketë edhe roje bregdetare, por edhe shpesh kemi parë edhe mangësi dhe kjo vjen për shkak të neglizhencës të strukturave vendore. Më vjen keq ta them, por ka Bashki për shkak se janë të çoroditura nga procesi zgjedhor, apo të angazhuara më shumë në luftën politike, në debatin politik, sesa në përmbushjen e detyrave, nuk po u kushtojnë rëndësinë e duhur. Një nga zonat problematike është Bashkia e Shkodrës, ka disa mangësi", tha ajo për Report Tv. 

Për t’u ardhur në ndihmë pushuesve, edhe Ministria e Shëndetësisë ka caktuar në zonat bregdetare nga një ambulancë, për t’u dhënë atyre ndihmën e parë mjekësore.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dada: 14/07/2019 12:52

    Me pelqen neri i kesaj zonje te funksionin e zv ministres. Tipa te till i dua shume.njerou kur nuk ka nerve kur flete nuk e duhet kujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)