Sezoni turistik, 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

Sezoni turistik, 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

Një infermiere duke mjekuar

Më shumë se 50 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura në të gjithë vendin përgjatë këtij sezoni turistik. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka ndarë shifrat, ndërsa shkruan se 97% e pushuesve nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur pranë vendpushimit.

“Punë fantastike e mjekëve dhe infermierëve të 30 qendrave shëndetësore verore dhe ekipit të Urgjencës Kombëtare për shërbimin në kohë dhe me cilësi duke përballuar më së miri fluksin e jashtëzakonshëm të këtij sezoni turistik”- shkruan Manastirliu.

Në të gjithë vendi janë hapur prej 15 qershorit, 30 qendra shëndetësore verore, ku ofrohet shërbim pa ndërprerje, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi emergjencave shëndetësore gjatë sezonit turistik.

Gjithashtu, në të gjithë vijën bregdetare por edhe në atë malore, janë 18 postacione të autoambulancave, që janë vendosur gjatë sezonit turistik, në mënyrë që të ofrohet shërbim sa më i shpejtë për pushuesit dhe turistët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)