Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Sezonit Turistik zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua mbi masat dhe format e qasjes së turzmit këtë vit. Me një postim në Facebook, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka postuar disa foto nga mbledhja, ndërsa shpreh angazhimin për të patur një sezon turistik më të mirë se viti i parë i pandemisë.
"Mbledhja e radhës e Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Sezonit Turistik, për diskutuar masat dhe format e qasjes ndaj turizmit këtë vit. Të angazhuar për të bërë të gjitha përpjekjet që turizmi këtë vit të ketë një sezon më të mirë se viti i parë i pandemisë", shkruan Klosi.
Situata me pandeminë në vend është përmirësuar ndjeshëm, ku prej javësh tashmë ka një rënie të numrit të rasteve të reja të infeksionit e po ashtu edh eai i viktimave. Qeveria është shprehur se nëse situata do të vijojë në këtë mënyrë, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar sa i përket masave anti-COVID.