Sezoni turistik! Në ndihmë të turistëve italianë, patrullat italo-shqiptare monitorojnë qytetet bregdetare

Sezoni turistik! Në ndihmë të turistëve italianë, patrullat italo-shqiptare monitorojnë qytetet bregdetare

Patrullat italo-shqiptare

Gjatë sezonit veror, patrullimet e përbashkëta italo-shqiptare po monitorojnë qytetet kryesore bregdetare të Durrësit, Vlorës, Himarës dhe Sarandës.

Përmes një postimi në facebook, Ambasada Italiane në Shqipëri ka njoftuar se tanimë  janë duke u zhvilluar patrullimet e përbashkëta italo-shqiptare në zonat turistike të Shqipërisë, me qëllimin për t’ju ofruar ndihmë të gjithë turistëve italianë që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik.

“Për t'u ofruar asistencë më të mirë turistëve italianë, gjithmonë e më të shumtë në numër, që prej vitit 2018, Ministritë e Brendshme të dy Vendeve kanë vendosur të kryejnë patrullime të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare Durrës, Vlorë Himarë dhe Sarandë. Agjentët e Policisë italian, të Arma dei Carabinieri dhe të Guardia di Finanza në shërbim të përbashkët me operatorët e Policisë së Shtetit Shqiptar dhe nën koordinimin e Scip dhe Zyrës së Ekspertit për Sigurinë pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, janë të angazhuar në territor për të lehtësuar kontaktet e bashkatdhetarëve me autoritetet shqiptare dhe përfaqësitë diplomatike e konsullore italiane në Shqipëri” shkruan Ambasada Italiane në Shqipëri.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë