Sezoni turistik, OSHEE instalon N/stacion mobile në Borsh

Sezoni turistik, OSHEE instalon N/stacion mobile në Borsh

N/stacioni mobile në zonën e Borshit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A) përfundoi instalimin dhe vendosjen në punë të n/stacionit mobile në zonën e Borshit, me kapacitet transmetimi 35/10/6 kV. 

Drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë sqaron se, “montimi i n/st i shërben rritjes së sigurisë të furnizimit me energji elektrike të zonave Borsh dhe Qeparo, në kuadër të planit të masave dhe gatishmërisë që OSHEE ka vendosur për sezonin turistik”. 

Investimi për përdorimin e n/stacioneve mobile (të lëvizshëm/portativ), risi e dy viteve të fundit, i krijoi OSHEE-së mundësi manovrimi të shpejtë në mirëmenaxhimin e rrjetit shpërndarës në pika strategjike të vendit. 

Pas përfundimit të n/stacioneve Himarë dhe Dhërmi, është duke u punuar për ndërtimin e dy të tjerëve, në Orikum të Vlorës dhe në Gjirin e Lalzit, Durrës. 

Në planin afatmesëm të investimeve të OSHEE është ndërtimi i n/st Shëngjin dhe Velipojë, me vlerë 1 miliard lekë, duke siguruar kështu, infrastrukturën e nevojshme të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike për zonat bregdetare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?