TIRANE- Sjella e çdo efektivi, mënyra e të veshurit deri edhe tek mënyra e mbajtjes së kapeles gjatë shërbimit dhe pas turnit të tij, do të jetë nën vëzhgim. Me urdhër të Mnistrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, Drejtoria e Inspektimit në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe ajo e Standardeve në Policinë e Shtetit, kanë nisur punën që me hapjen e sezonit turistik që do të vazhdojë deri në përfundim të tij.