Sezoni turistik, qeveria hap 500 vende të reja pune
Në mbledhjen e sotme, qeveria ka vendosur miratimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për sezonin e verës 2018, në agjencinë kombëtare të zonave të mbrojtura, pranë ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Qeveria
Në mbledhjen e sotme, qeveria ka vendosur miratimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për sezonin e verës 2018, në agjencinë kombëtare të zonave të mbrojtura, pranë ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme do të jetë 500 për dy muja, korrik dhe gusht. Punonjësit me kontratë të përkohshme përfitojnë pagën bazë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
Vendimi i plotë
1. Miratimin e 500 (pesëqind) punonjësve me kontratë të përkohshme për sezonin e verës 2018 në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vendet e punës të përcaktuara në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Detajimi i numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme sipas emërtesës së vendit të punës bëhet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
2. Periudha kohore e veprimtarisë sezonale, që do të kryejnë punonjësit me kontratë të përkohshme, është 2 muaj, korrik – gusht 2018.
3. Punonjësit me kontratë të përkohshme përfitojnë pagën bazë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
4. Fondi i pagave për numrin e punonjësve të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, në shumën 35 010 000 (tridhjetë e pesë milionë e dhjetë mijë) lekë, i cili i akordohet programit buxhetor “Zhvillimi i turizmit”, me kod 04760.
5. Efektet financiare do të fillojnë në momentin e nënshkrimit të kontratës së përkohshme, ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në cilësinë e punëdhënësit, dhe punëmarrësit.
6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për zbatimin e këtij vendimi.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turizmi nuk e rriti konsumin, tregtia në rënie të fortë! Krahasuar me korrikun, eksportet ranë me 32% dhe importet me 19%
17 Shtator, 16:41
-
Shqipëria rritje me 200% të numrit të pasagjerëve në Rinas për korrikun krahasuar me 2019! Ironizon Rama: Pasqyrë e 'boshatisjes' nga turistët
3 Shtator, 10:13
-
Skënder Minxhozi: Shqipëria dhe sezoni i saj turistik laraman
3 Shtator, 09:28
-
Media italiane “Gaeta.it”: Vizitoni Shqipërinë – perlën e fshehur në Gadishullin Ballkanik
2 Shtator, 15:37
-
Rinasi regjistron një tjetër rekord, mbi 1,2 mln pasagjerë në Gusht dhe 7,2 mln për tetë muaj, ose dyfishi i 2023! Rama u përgjigjet kritikëve
2 Shtator, 15:10
-
Impiantet për ujërat e zeza, Task-Forca në terren! Rama: Përmirësohet turizmi
29 Gusht, 11:36
-
VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër
25 Gusht, 19:02
-
Siguria në plazhe, sekuestrohen 35 jet ski, skafe e gomone nga Ksamili në Koman! Gjobiten drejtuesit
25 Gusht, 16:06
-
U bllokua në kanionin e Gjipesë, shpëtohet pas 6 orësh turistja gjermane
21 Gusht, 22:45
-
Të huajt në hotele u rritën me 53.1 për qind, pas Kosovës, italianët dhe polakët
21 Gusht, 11:44
-
Mbi 1 milionë pushues fjetën në strukturat akomoduese! INSTAT: Në qershor pati 40% vizitorë më shumë se vjet
20 Gusht, 16:54
-
Ministria e Financave: Rriten me 30,3 miliardë lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje
19 Gusht, 18:51