Sezoni turistik, Rama për 'La Stampa': Kjo verë ka qenë përtej pritshmërive, kemi 35% më shumë turistë se një vit më parë

Sezoni turistik po shënon momentalisht pikun e vizitave nga turistët e huaj. Aeroporti ‘ Nënë Tereza’ dhe Porti i Durrësit nuk ‘flenë’ që nga qershori, pasi vizitorë nga e gjithë bota kanë mbushur këtë vit më shumë se kurrë sportelet e tyre.

Nisur nga prurjet e kënaqshme të këtij sezoni turistik dhe shifrat e turistëve të huaj që po vizitojnë vendin tonë këtë verë, Edi Rama ka krahasuar Shqipërinë e këtyre ditëve me Italinë e viteve ’50.

Pasi postoi një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku krahason emigrantët shqiptarë të vitit 1991 të cilët dyndeshin drejt portit për të arritur në Itali, me emigrantët italianë të cilët vizitojnë Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer për median italiane “La Stampa”, prurjet e turizmit të këtij viti dhe shifrat mbresëlënëse të turistëve italianë.

“Po, ne jemi pak si Italia e viteve 1950. Pas tridhjetë vjetësh, ne kemi hequr stigmën e emigrantit dhe kaq. Por Shqipëria po përpiqet të mësojë nga gabimet tuaja”, u shpreh Rama.

Fillimisht Rama shpjegoi fenomenin “Maldivet e Mesdheut”, term i përdorur në mënyre frekuente për të përshkruar Shqipërinë, duke thënë se kjo verë ka qenë përtej pritshmërive.

“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj dhe kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35% të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni”, tha Rama.

Teksa tregoi se sot, në Shqipëri turistët e huaj vijnë dhe përzihen me dëshirë me shqiptarët, duke ndryshuar kështu qasjen për shqiptarët, në dallim nga e kaluara që paragjykoheshin si “kriminelë, mafioz, emigrantë të varfër.

“Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore”, theksoi kryeministri.

Rama shprehet se Shqipëria ka barazuar Greqinë dhe sapo ka kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë.

“E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë për të në këto vite të Rilindjes Shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë e më të nivelit të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë”.

I pyetur për marrëdhëniet dhe afrimitetin e dëshmuar me homologen italiane Giorgia Meloni, kryeministri shqiptar u shpreh se ajo “është një surprizë e madhe për klubin euroatlantik dhe motër e vogël për Shqipërinë.

“Unë e admiroj Georgia Melonin. Ajo është motra e vogël e Shqipërisë dhe unë jam një vëlla i vjetër i Italisë dhe e kemi njohur njëri-tjetrin si të tillë në Tiranë, ku jemi përqafuar dhe kemi folur me njëri-tjetrin. Giorgia jo për mua, por për klubin euroatlantik është një surprizë e madhe. Në të gjitha rrethanat ndërkombëtare ajo shihet me respekt të prekshëm, ka karizëm dhe thotë të gjitha gjërat e duhura. Jam 198 cm i gjatë, por kur flet duket më e gjatë se unë”, tha Rama.

Duke iu kthyer situatës në frontin e luftës dhe Ukrainë dhe implikimet e saj në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama shpreson se ajo do të përshpejtojë integrimin e plotë të vendeve evropiane në BE.

“Nuk është më vetëm çështje financiare, por mbi të gjitha gjeopolitike. Do të ishte largpamëse që Ballkani Perëndimor të hynte pa u zvarritur, për të mos lënë vrima të zeza dhe hapësirë ​​për palët e treta që tashmë kanë krijuar probleme për rajonin”, theksoi ai.

Pyetjes për “gabimet” e Albin Kurtit, Rama iu përgjigj me diplomaci duke i kujtuar homologut kosovar “mundësinë fantastike” që ka në tryezë.

“E respektoj, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë përgjithmonë në tavolina. Atëherë, historia të bën të presësh”, tha Rama.

Në përmbyllje, si “mik i Erdogan-it”, Rama përgjigjet se presidenti turk nuk e ka çelësin magjik për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Ai  ka një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe është një bashkëbisedues i aftë midis Ukrainës dhe Rusisë. Por nuk mendoj se ka çelësin magjik për të ndryshuar një vizion imperialist, antidemokratik dhe shovinist si ai i Putin-it. Të gjitha luftërat përfundojnë në tryezën politike, por fatkeqësisht do të duhet ende shumë kohë”, tha Rama për La Stampa-n.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
Lufta në Ukrainë, Rama për Erdogan: Presidenti turk nuk e ka çelësin magjik për zgjidhjen e konfliktit, duhet shtruar në tryezë politike

1691670890_ramaerdogan.jpg

Teksa vazhdon pushtimin e paprovokuar në Ukrainë, Rusia e gjen veten duke u përballur me një izolim ndërkombëtar në rritje, përfshirë edhe zgjerimin e listës së sanksioneve.

Për pos ndihmave që kanë dhënë për Ukrainën, shumë shtete kanë dënuar luftën në territoret e kësaj të fundit, duke u munduar për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës, ku ndër nismëtarët për negociata dhe paqe, ishte Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sakaq, kjo temë e nxehtë nuk mund të anashkolohej nga kryeministri Edi Rama, teksa foli për mediat italiane.

Si “mik i Erdogan”, Rama tha se presidenti turk nuk e ka çelësin magjik për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Ai  ka një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe është një bashkëbisedues i aftë midis Ukrainës dhe Rusisë. Por nuk mendoj se ka çelësin magjik për të ndryshuar një vizion imperialist, antidemokratik dhe shovinist si ai i Putin-it. Të gjitha luftërat përfundojnë në tryezën politike, por fatkeqësisht do të duhet ende shumë kohë”, tha Rama për La Stampa-n.

Ora 14:29
Turizmi, Rama: Kemi barazuar Greqinë e sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë! Por nuk duam të biem në grackën e mjaltit

1691670770_214451975d3793855b7ad4e96aaa727776df9bfef.jpg

Kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Tani shifrat flasin për më shumë se 35% turistë, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Stampa” ku komentoi mbi fluksin e qytetarëve italianë drejt vendit tonë, Shqipërisë.

 “Kur mora detyrën si kryeministër (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 pasagjerë në vit. Tani mbi 6.5 milionë'

Ndër të tjera ai thotë se kemi barazuar Greqinë, sapo ia kemi kaluar Italisë Italinë për numrin e turistëve për frymë dhe se duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë.

Ne kemi barazuar Greqinë dhe sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë. E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë në këto vite të rilindjes shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë të nivelit më të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë” thotë Rama.

Por ndërsa numri i turistëve rritet duhet kujdes për të mos rënë në grackën e turizmit masiv që nuk është i qëndrueshëm për mjedisin

Rama: Unë them se jemi një tokë e pasur nga pikëpamja natyraliste, nga deti në mal. Kemi disa vende nën mbrojtjen e UNESCO-s. Vizioni i Shqipërisë 2030 ka si objektiv kyç turizmin, por ne nuk duam të biem në grackën e mjaltit: numrat e sotëm mund të mashtrojnë brezat e ardhshëm. Turizmi masiv nuk është i qëndrueshëm për mjedisin. Duhet ekuilibër për të mbrojtur natyrën. Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Ora 13:43
Përqafimi i tyre bëri xhiron e rrjetit, Rama për Melonin: E admiroj, ajo është motra e vogël e Shqipërisë

Momentin i përqafimit mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe homologes së tij Georgia Meloni gjatë një takimi të Komuniteti Politik Europian, në Moldavi, u përfol gjatë në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

Sakaq, në një intervistë për median italiane “La Stampa”, kryeministri Edi Rama ka folur si rrallë herë për marrëdhënien me homologen italiane Georgia Meloni, për të cilën ka shprehur admirimin e tij si politikane.

I pyetur për marrëdhëniet dhe afrimitetin e dëshmuar me homologen italiane Giorgia Meloni, kryeministri shqiptar u shpreh se ajo “është një surprizë e madhe për klubin euroatlantik dhe motër e vogël për Shqipërinë.

“Unë e admiroj Georgia Melonin. Ajo është motra e vogël e Shqipërisë dhe unë jam një vëlla i vjetër i Italisë dhe e kemi njohur njëri-tjetrin si të tillë në Tiranë, ku jemi përqafuar dhe kemi folur me njëri-tjetrin. Giorgia jo për mua, por për klubin euroatlantik është një surprizë e madhe. Në të gjitha rrethanat ndërkombëtare ajo shihet me respekt të prekshëm, ka karizëm dhe thotë të gjitha gjërat e duhura. Jam 198 cm i gjatë, por kur flet duket më e gjatë se unë”, tha Rama.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensionisti: 10/08/2023 17:18

    Po varferine e shqiptareve me ke e krahason?Kënaqet per te huajt qe po kënaqen ne shqiperi,po per shumicën e shqiptareve qe nuk munden te bejne pushime per arsye ekonomike?,po na rrit edhe detyrimet per shtepia ,nuk e di ku te con mushka

    Përgjigju
  • Tatimori: 10/08/2023 14:38

    Kemi rritje turizmi shume bukur... dmth kem rritje economike keto 11 vjet vitin tjeter akoma me shume presim..??? Por pse ikin njerez te diplomuar nga ky vend!!!! Pse ikin te Rinje,,,,pse ketu vine te huaj kryesisht moshe pensioni,,,pse Qahen sipermarjet shqiptare per punonjes,edhe te huaj qe marin Ne pune po u ikin ????? DHE Mbi te gjitha pse po rriten Taksat ???? Normalisht kure Qarkullojn lek valut ka te Ardhura per Qeverin ????

    Përgjigju
  • ???: 10/08/2023 14:37

    Rama: Kemi barazuar Greqinë e sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë! ,,,, keto shprehje , sec me kujtojne njerin qe thoshte qe ja kemi kaluar edhe Gjermanise. Por nuk po me kujtohet emri.....

    Përgjigju
  • dule: 10/08/2023 13:13

    Turizem!!!! Shqiperise dhe ato qe i ka dhene Zoti po ia shkaterrojne, dhe ky mashtrues flet per turizem!!! A ka ndonje kryeqytet ne bote pa stacion hekurudhor??? Turizem!!!

    Përgjigju
  • iliri: 10/08/2023 12:35

    sa shume kane ardh sivjet vetem te huaj

    Përgjigju
  • Petrit: 10/08/2023 12:08

    Pra, mbesim me "shprese" qe vitin tjeter do vuajme edhe me shume nga trafiku?... Per hekurudhen kemi ndonje te re?????(po pyes per 1 shok)

    Përgjigju
  • Denada: 10/08/2023 11:46

    Super interviste nga kryeministri! Ka shume te drejte ne gjerat qe thote pasi duket qe turizmi cdo vit vjen e shtohet ne vend. Kemi nje rritje te sektorit turistik gjate ketij sezoni veror dhe presim akoma dhe me shume. Me hapa te tille jemi drejt ngritjes se nivelit ekonomik dhe jo vetem. Bravo Edi Rama per investimet qe beni ne vend

    Përgjigju
  • Blerim: 10/08/2023 11:46

    Sigurisht qe nje nder gjerat qe ka ndikuar edhe ne rritjen e turizmit eshte zhvillimi qe i keni dhene ju vendit.

    Përgjigju
  • Klaus: 10/08/2023 11:44

    Kete vit shqiperia ka qene e mbushur me turiste te cilet kane pasur pershtypjet me te mira per te

    Përgjigju
  • adela: 10/08/2023 11:44

    super prurje te reja turistike ka sjelle ky sezon. ne qe punojme ne jug e kemi vene re se ka jashtzakonisht shume turiste te cilet jane tej mase te kenaqur me mundesite dhe kushtet qe jep vendi yne. Faleminderit kryeminister qe keni sjelle zhvillim dhe mundesi ku ne te ecim perpara

    Përgjigju
  • Renis: 10/08/2023 11:43

    Jane marre masat e nevojshme qe ky sezon te shkonte sa me mbare

    Përgjigju
  • Ines: 10/08/2023 11:42

    Nje sezon shume i mbare per vendin tone

    Përgjigju
  • Melisa: 10/08/2023 11:40

    Vetem perpara me qeverin Rama si asnjeher me pare lajme te mire per vendin tone dhe turizmin.????

    Përgjigju
  • Joani: 10/08/2023 11:39

    Shqiperia ka arritur nje status komplet tjeter shume te lart investimet e mira dhe marrdheniet diplomatike masat e duhura qe ka bere Keyeminsitri Edi Rama jan keto rezulatate sot qe ne po shikojme nje bravo te madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë