SHKODËR - Me nisjen e sezonit turistik, fokus kryesor i drejtorisë së Tatimeve do të jenë pikat turistike, në të cilat përqendrohet edhe aktiviteti kryesor ekonomik.
Drejtori i tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj thotë se vetëm për plazhin e Velipojës janë 4 zona të ndara të cilat do të kontrollohen sistematikisht nga inspektorët e hetimit tatimor.
Aktualisht në plazhin e Velipojës numërohen 550 biznese, përfshirë edhe hoteleritë.
Kontrollet do të prekin edhe zonat e tjera turistike, si ato bregdetare dhe ato malore. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se një pjesë e këtyre subjekteve i janë shmangur tatimeve, duke krijuar evazion fiskal dhe duke sjellë humbje të mëdha në buxhetin e shtetit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com