Sezoni turistik veror, Vlora ‘zien’ nga vendasit e të huajt! Turistët: Në Shqipëri na pëlqen ushqimi, natyra e njerëzit

Qyteti bregdetarë i Vlorës, mbetet një ndër destinacionet më të pëlqyera dhe të vizituara të turistëve të huaj, por jo vetëm.

Edhe pse kanë kaluar shumë pak ditë nga çelja zyrtarisht e sezonit turistik veror, numri i turistëve të huaj është i lartë.

Në Vlorë takojmë turistë pothuajse nga çdo vend i botës, ku pavarësisht pamjes e bukurive natyrore, ata rendisin në listën e tyre si më të preferuarën njerëzit.

“Vij për herë të parë në Shqipëri, këtu në Vlorë prej 5 ditësh. Më pas do të eksploroj edhe vende të tjera. Frutat janë shumë të mira, pamja shumë e mirë, si dhe njerëzit shumë miqësor. Çdo gjë është shumë e mirë, edhe uji. Do të udhëtoj edhe në qytete të tjera ditët në vijim”.- u shpreh një turist.

Të shumtë janë edhe qytetarët vendas, të cilët kryesisht fundjavave lëvizin nga qytetet e tjera të Shqipërisë  për të pushuar në bregdet. Ata thonë se Vlora ka pësuar ndryshime vitet e fundit, edhe pse ka ende vend për përmirësime.

“Kam kohë që vij në Vlorë, kam edhe një banesë të vogël këtu. E di sesi ka qenë edhe sesi është”. “ Ne jemi familjarë këtu, vijm për plazh”.- tha një qytetar.

“Ne kemi shtëpinë tonë këtu, vijmë çdo fundjavë. Çmimet varen se ku do të shkosh, dhe se çdo të marrësh”.- u shpreh një tjetër.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 19/05/2024 21:14

    Po po zien nga Turistet Vlora Por ai plazhi aty nga publik e shume i frekuentuar nga familjare eshte 20mij lek cadra se e ka marr Ard Kollozi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin! Veliaj: Nxitje dhe ogur i mirë për të ardhmen e sportit në Shqipëri

U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin! Veliaj: Nxitje dhe ogur i mirë për të ardhmen e sportit në Shqipëri