Sezoni veror i 2021 s'kapërceu arritjet e 2019! INSTAT: Në 3 muajt e verës erdhën 289 mijë të huaj më pak! Në janar-qershor hynë në vend 4.3 mln të huaj

Përpos fluksit të madh të pushuesve gjatë tre muajve të sezonit veror në Shqipëri, shifrat e vitit 2019 ende nuk janë kapërcyer.  E ndihmuar edhe nga masat e lehtësuara anti-COVID, vendi në vetëm 3 muaj është vizituar nga 4,7 milionë shtetas vendas dhe të huaj. INSTAT thotë se nga qershori deri në fund të gushtit në vend kanë hyrë rreth 289 mijë shtetas më pak se në sezonin e 2019 kur në vend erdhën mbi 5 milionë shtetas.

Ndërkohë vetëm në këto tre muaj sipas INSTAT në vend kanë hyrë 3.3 milionë shtetas të huaj, ose mbi 63 mijë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019, që konsiderohet si sezoni më i suksesshëm turistik në Shqipëri.

Ndërkohë në total nga janari në gusht në Shqipëri kanë hyrë 4.3 milionë të huaj, nga  4.8 milionë që erdhën në 8-mujorin e 2019. Numri më i madh i shtetasve ka ardhur nga Kosova siç ndodhi edhe në vitin që shkoi, ndjekur nga Maqedonia, Greqia dhe Italia.

Mos kapërcimi i shifrave të vitit 2019, reflektohet edhe tek të ardhurat që sollën turistët në Shqipëri në 6 mujorin e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë turistët sollën nga janari në qershor 687 milionë euro, nga 854 milionë që sollën në 2019.

Nga ana tjetër kufizimet dhe masat shtrënguese që aplikuan shtetet e huaja mbajtën në vend shqiptarët. Jashtë vendit për turizëm këtë gjashtëmujor janë shpenzuar vetëm 399 milionë euro nga 697 milionë euro që harxhuan në 2019.

HYRJET E SHTETASVE VENDAS E TË HUAJ

Qershor-Gusht 2021               4,772,328 shtetas

Qershor-Gusht 2019               5,061,599 shtetas

Diferenca                                 -289,271 shtetas

HYRJET E SHTETASVE TË HUAJ

Qershor-Gusht 2021               3,300,534 të huaj

Qershor-Gusht 2019               3,363,970 të huaj

Diferenca                                  - 63,466 të huaj

SHPENZIMET PËR TURIZËM NË SHQIPËRI

Janar-Qershor 2021                  687 mln euro

Janar-Qershor 2019                  854 mln euro

Diferenca                                 -167 mln euro

SHPENZIMET PËR TURIZËM JASHTË SHQIPËRISË

Janar-Qershor 2021                    399 mln euro

Janar-Qershor 2019                    697 mln euro

Diferenca                                   -298 mln euro

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë