TIRANË - Për të shmangur trafikun rrugor si pasojë e fluksit të turistëve të huaj dhe vendas përgjatë sezonit veror, Policia e Tiranës jep disa udhëzime për shoferët për akset dhe oraret që duhet të ndjekin për të shmangur trafikun. 

Policia sugjeron drejtuesit e mjeteve të ndjekin këtë itinerar lëvizjeje me mjet: Rruga Interurbane Tirane-Vore-Durres me fluks të madh lëvizje nga ora 07.00 deri në orën 10.00 dhe pasdite nga ora 19.00 deri 22.00. Të shmanget nga drejtuesit e mjeteve dhe të përdorin aksin rrugor 
Tiranë-Ndroq-Plepa. 

Ndërsa për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga zonat e veriut për në Tirane, policia sugjeron të përdorin aksin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz-Tiranë, kryesisht gjatë fundjavës.



(Gre.M/shqiptarja.com)