Sfida e kryesuesve në Superiore
Vila: Do fitojmë me Skënderbeun

Sfida e kryesuesve në Superiore<br />Vila: Do fitojmë me Skënderbeun
Partizani-Skënderbeu është supersfida e javës përmbyllëse të fazës së parë të kategorisë Superiore. Në Elbasan do të përballen dy skuadrat që kryesojnë kampionatin me një diferencë prej 2 pikësh me njëra-tjetrën.

Mesfushori Emiliano Vila theksoi se Partizani do të luajë ndaj Skënderbeut për të marrë 3 pikët. “Është një ndeshje shumë e fortë me rivalin tonë kryesor, Besoj se nëse japim maksimumin e mundim Skënderbeun. Ne do e marrim si një ndeshje kampionati.

Normale që është kundërshtari ynë kryesor. Do futemi në fushë vetëm për tre pikë”, u shpreh Vila. Partizani vjen në këtë ndeshje me kampionët në fuqi pas 3 fitoreve radhazi në kampionat, të gjitha të arritura me Sulejman Starovën në pankinë. “Besoj se me ardhjen e Starovës kanë ndryshuar shumë gjerat, për mirë.

E kam thënë edhe më përpara që Starova i jep ekipit një forcë tjetër, u jep maksimumin të gjithë lojtarëve. Aty ku më cakton trajneri do jap maksimumin tim”, shtoi Vila.

Në fund Emiliano Vila theksoi se kjo përballje mes Partizanit dhe Skënderbeut nuk është vendimtare pasi kampionati është i gjatë dhe se fati i titullit shpesh varet nga ndeshjet me skuadra të cilësuara të vogla në letër.

Tirana-Vllaznia, të dielën në Laç
Merr fund orvatja për t’i gjetur shtëpinë e re Tiranës në sfidën e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore ndaj Vllaznisë. Derbi i Shqipërisë do të luhet ditën e diel në orën 14:00 në stadiumin e Laçit, e vetmja mundësi e pranuar nga të gjitha palët. Bardheblutë ishin në kërkim të një stadiumi për të zhvilluar sfidën ndaj shkodranëve duke qenë se fusha e stadiumit të sapo rindërtuar “Selman Stërmasi” i është nënshtruar një ndërhyrjeje emergjente. Kurbinasit këtë javë luajnë në transfertë ndaj Teutës dhe për këtë arsye stadiumi i tyre do të jetë në kushte ideale, duke qenë se dhe tapeti i gjelbër është i sapovendosur dhe në kushte perfekte.

Një zgjedhje që kënaq të gjitha palët, duke parë se si Tirana ashtu edhe Vllaznia preferojnë një fushë të mirë pasi loja e tyre konsiston më së shumti me qarkullimin e topit. Por gjithashtu stadiumi i Laçit jep mundësinë që të ketë një numër të madh tifozësh të të dyja ekipeve duke parë se distanca nga qytetet respektive është e vogël.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara