Diva e muzikës Beyonce pritet të jetë këngëtarja 'mikpritëse', zëri i të cilës do të kumbojë në filmin më të fundit James Bond.

Tashmë një traditë ku emra të njohur të muzikës botërore bëhen pjesë e filmit përmes zërit të tyre. Më së fundi kemi parë pjesëmarrës Adele apo edhe Sam Smith

Sipas të përditshmes ‘Daily Mail’ Beyonce mund të jetë këngëtarja e cila do të këndojë për filmin e ri.

Sipas burimeve  artistja është ende në bisedime me producentët e filmit, i cili pritet të publikohet në nëntor të 2019.

Ky mesa duket është i vetmi projekt ku këngëtarja është e foksuar për momentin.

Pasi tashmë 35-vjeçarja është tërësisht e foksuar tek fëmijët e saj, kujtojmë se vetëm pak muaj më parë  ajo solli në jetë binjakët Rumi dhe Sir.

Përse këta emra? Jay Z ka shpjeguar se emri Rumi është emri i poetit të tyre të preferuar ndërsa Sir ishte një emër i ardhur në mënyrë shumë natyrale.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com