Sfida inauguruese e stadiumit me Francën, UEFA cakton arbitrin që toleroi thirrjet raciste ndaj shqiptarëve

Sfida inauguruese e stadiumit me Francën, UEFA cakton arbitrin që toleroi thirrjet raciste ndaj shqiptarëve

UEFA ka caktuar sot arbitrat për ndeshjen Shqipëri-Francë e cila do të luhet të dielën dhe do të jetë edhe sfida inauguruese e stadiumit të ri. Për këtë 90 minutësh institucioni më i madh i futbollit në Europa ka caktuar një katërshe nga Slovenia me kryesor Slavko Vincic.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë, pasi e ka drejtuar edhe në dy raste të tjera. Ajo që mbahet mend më së shumti është një sfidë e 2011 që kuqezinjtë luajtën në Prilep kundër Maqedonisë dhe ku grupi ‘majmunët’ bënë shumë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

Në atë rast Vincic nuk mori asnjë masë, madje nuk ndaloi për asnjë moment ndeshjen.

Hera e dytë kur 39-vjeçari ka drejtuar Shqipërinë ka qënë në 2017 në ndeshjen kundër Italisë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit dhe që ka përfunduar 2-0 në favor të ‘axurrëve’.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit