Ata që kanë planifikuar të ndjekin ndeshjen Shqipëri –Serbi që do luhet në “Elbasan Arena”, live nga ballkonet apo tarracat e pallateve pranë stadiumit duhet t’i bëjnë mirë llogaritë.
Në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje të rëndësishme që luhet në kuadër të eleminiatoreve, Policia e Elbasanit ka vendosur të mos lejojë askënd që ndeshjen ta shikojë nga ballkonet e pallateve apo tarracat.
Banorëve që banojnë në pallatet pranë stadiumit “Elbasan Arena” u ka shkuar ky njoftim i Ministrisë së Brendshme, duke i paralajmëruar që të mos shohin ndeshjen
nga ballkonet.
Në rast se banorët kanë dijeni që pronarë të banesave po japin apartamentet me qera atëhere duhet të lidhen direkt me policinë përmes numrave të kontaktit që janë të shkruara në njoftim.
Administratorët e pallateve duhet të marrin masa për të mos lejuar askënd të ngjitet në tarraca.
Njoftimi mbyllet me paralajmërimin së personat që nuk plotësojnë këto rregulla do përballen me ligjin.

Në Elbasan sot ishte edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili deklaroi se wshtw ngritur një grup pune në kuadër të sigurisë dhe mbarëvatjes së rendit gjatë këtij eventi të rëndësishëm sportiv.
“Kryeministri ka ngritur një grup pune për të parë dhe për të marrë të gjitha masat e sigurisë në lidhje me ndeshjen. Policia e Shtetit edhe në ndeshjen e kaluar bëri një provë të përgjithshme së bashku me Federatën për të garantuar të gjitha kushtet që të mos ketë asnjë problem lidhur me ndeshjen. Unë besoj që qasja e Policisë dhe gjithë institucioneve, në bashkëpunim me Federatën është qasja e duhur, për të garantuar që dita e ndeshjes të jetë ditë feste për qytetarët e jo ditë për t’u cenuar nga çdo akt që do ishte i pahijshëm, për ne, për traditën, për vendin dhe mbi të gjitha për qytetarët. Dhe në këtë kuadër unë do të doja t’i bashkohesha asaj që ka bërë Kryeministri, për atë që ka bërë Federata, për të gjithë qytetarët që të tregojmë vlerat e shoqërisë tonë në atë ditë, duke mbështetur kombëtaren, por duke treguar edhe maksimumin e mikpritjes dhe qytetarisë që na karakterizon”, u shpreh ministri Tahiri.
Kombëtarja Shqiptare dhe ajo Serbe do ndeshen në “Elbasan Arena” në kuadër të eleminatorëve për kamionatin Evropan “Francë 2016”.

(Ballkonet e pallateve pranë stadiumit "Elbasan Arena" plotë me tifozë, foto gjatë ndeshjes Shqipëri- Portugali në 7 shtator) © Foto, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com
Në ndeshjen me Serbinë nuk do lejohet asnjë banorë e tifozë të shohë ndeshjen nga ballkoni i pallateve pranë stadiumit.

(Masat e policisë gjatë ndeshjes Shqipëri- Portugali në 7 shtator, helikopter përreth pallateve pranë stadiumit. Foto, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO