Ndeshja më e rëndësishme sot në Evropë do të zhvillohet në Spanjë mes Atletiko Madridit dhe Realit të Madridit në orën 17:00. Në prag të ndeshjes dy trajnerët janë optimistë, por Simenone ia ka frikën Realit kur deklaron se ”Reali është ekipi më i frikshëm në Evropë për momentin”.

Ndërsa Ançeloti i qetë deklaron se ”Aletiko është ekip i fortë, por ne jemi në një gjendje mjaft të mirë javët e fundit, synojmë fitoren”. Ndërsa në kampionatin italian do të zhvillohen dy ndeshje në orën 20:45, Milan – Juventus dhe Fiorentina – Lazio. Sfida kryesore e kampionatit italian është padyshim ajo që do të zhvillohet në Milano.

Kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion këtë ndeshje Balotelin, teksa Juve udhëton me grupin e plotë dhe e qetë pas barazimit të Romës me Interin. Nëse Juve do të fitonte do të siguronte titullin, pasi diferenca do të ishte e konsiderueshme, ndërsa në rast fitoreje të Milanit do të hapej kampionati dhe kuqezinjtë do të ngjiteshin në renditje me shpresë për  një vend në Champions.


d.b/shqiptarja.com