Sfida të forta që në fillim, mësohet kalendari i plotë i Kategorisë së Parë

Sfida të forta që në fillim, mësohet kalendari i plotë i Kategorisë së Parë

Shorti i Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë ka mësuar kalendarin për sezonin e ri 2023-24. Këtë mesditë në ambientet e "Shtëpisë së Futbollit", 12 skuadrat kanë mësuar 33 javët e edicionit të ri.

Java e parë do fillojë me duele të forta, teksa Luzi i Vogël pret Flamurtarin, apo sfida derbi mes Lushnjës dhe Apolonisë. Në këtë edicion të ri, që do të ngrejë siparin më 2 shtator 2023 dhe është planifikuar të mbyllet më 8 maj 2024 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.

Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në Kategorinë Superiore, ndërsa e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Superiore.

Më poshtë kalendari i plotë i Kategorisë së Parë:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja