Sfidat e rritjes cilësore të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë

Sfidat e rritjes cilësore të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë

Bajram Begaj dhe Skënder Durmishaj

Kremtimi i pavarësisë së Kosovës u bë edhe në Tiranë në një aktivitet ceremonial ku morën pjesë autoritetet e shtetit, politikanë ambasadorë dhe njerëz të medias e kultures. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, mbajti një fjalë ku foli edhe për stadin e relacioneve Tiranë –Prishtinë më poshtë, fjala e ambasadorit në event.

Ju përshëndes përzemërsisht, në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës. Faleminderit  që erdhët të festojmë bashkë 15 vjetorin e Shtetit të Pavarur të Kosovës. Festa është festë vetëm kur bëhet me miq e partnerë, sic jeni ju. Të gjithë, në një Mënyrë apo tjetër, keni kontribuar dhe mendoni për Kosovën.

Përfitoj nga ky rast unik, që për të gjithë ju të shpreh falënderime e respekt. Mirënjohje e madhe për të gjithë ata që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe posaçërisht, për ata që, edhe fizikisht, ishin në krah të Kosovës, në ditët e saj më të vëshira.

Zonja dhe zotrinj, Kosova po i bën 15 vjetë shtet, por progresi është shumë më i madh se kjo moshë. Edhe për vitin që shkoi, ndonëse në kohë krizash e sfidash globale, patem trend pozitiv, madje edhe në ekonomi, p.sh rritje rekorde të të hyrave bugjetore dhe qëndrueshmëri fiskale.

Qeveria Kosovës po i kushton vëmendje të shtuar sundimit të ligjit. Transparency International, për vitin e kalauar, konstatoi ngritje cilësore për 20 vende në luftimin e korrupsionit.

Jemi shumë mirë në muzikë, në artet vizuele dhe në kinematografi. Sportistët tanë po vazhdojnë me suksese në arenën ndërkobëtare. Xhudistja, Distria Krasniqi, këto ditë, na solli edhe një medalje ari nga Parisi.

Pra, në gara e asosciacione ndërkombëtare, sjellim freski e kualitet, jo vetëm në sporte! Tash një vit qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. Falënderojmë të gjithë ata që na besuan dhe ndihmuan për këtë vendim, të shumëpritur, ndonese padrejtësisht, shumë të vonuar. Sidoqoftë, kjo nuk lëkundi aspak përcaktimin pro-evropian të Kosovës. Mbështetja absolute e qytetarëve do të jetë ndihmesë e madhe.

Republika e Kosovës aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Sic e dini, Kosova tashmë vlerat e KiE dhe të BE-së i ka bërë pjesë të rendit kushtetues dhe të jetës institucionale.

Respektojmë e zbatojmë vullnetarisht politikën e jashtme të BE-së. Këtë e dëshmuam edhe me rreshtimin e vendosur në krah të Ukrainës, sikurse edhe aleatët tanë Euro- Atlantik.

Po punojmë për forcim të pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Aktualisht kemi 117 njohje, numër solid në organizatat ndërkombëtare dhe përvojë të mirë në ato rajonale. Numri i vendeve njohëse, sigurisht, nuk është ai që duam dhe që meritojmë. Por, besojmë e presim se edhe të tjerat do të tejkalojnë paragjykimet e hezitimet, sepse faktet tregojnë se po ndërtojmë shtet me vlera e standarde të avansuara demokratike, në të gjithë parametrat.

Po ju referohem më shumë zhvillimeve pozitive, jo vetëm se kështu flitet në festa, por se të shënuara në kohë krizash, kanë më shumë peshë. Dëshmojnë për kontinuitet e vitalitet. Natyrisht Kosova, ka e do të ketë, edhe sfida, sic është shtimi i njohjeve tw shtetit tonw, qw mbetet detyraw serioze për politikën tonë të jashtme. Ballfaqimi me pasojat e krizave globale, poashtu. Mund të kemi edhe sfida të tjera por, kemi edhe vullnet e vetëbesim të mjaftueshëm Për përballimin e tyre në rrugën për shtet modern e të prosperuar. Për këtë qëllim sublim gjithmonë do të kemi energji e gatishmëri të mjaftueshme.

Të nderuar miq,

Më lejoni të them dy fjalë edhe për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri. Marrëdhënia jonë ndërshtetërore është krejt e vecantë dhe bashkëpunimi, poashtu. Mund të konstatoj, me kënaqësi e solemnisht, nivel shumë të mirë bashkëpunimi në politikë, ekonomi, në politikë të jashtme, kulturë, në të gjitha fushat. Aktualisht kemi rreth 180 marrëveshje ndërshtetërore, memorandume, protokolle bashkëpunimi. Shifra më nuk përbën rëndësi, si tregues. Por, thënë shkurtimisht:

1. Të gjitha fushat e bashkëpunimit tashmë janë të mbuluara me infrastrukturë juridike që mundësojnë, lehëtsojnë e nxisin bashkëpunim. Nuk ka asnjë pengesë.

2. Disa nga këto marrëveshje mund të cilësohen edhe si historike. P.sh vendimi për hekurudhën Durrës – Prishtinë, porti i thatë i Prishtinës, abetarja unike, vendkalime kufitare që më parë nuk ishin, etj.

3. Tani sfida mbetet tek cilësia e bashkëpunimit. Në këtë drejtim na duhet , dhe besoj, mund të bëjme më shumë. Më më shumë prodhim, më shumë eksporte, më shumë projekte ekonomike bazuar në komplementaritet, më shumë këmbime kuturore, liga sportive, etj.

Më shumë dinamikë dhe sintoni bashkëpunimi edhe në politikën e jashtme. Në politikën e jashtme të dy vendet ndjekin parime identike. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, përcaktimin për integrime Euro - Atlantike e kanë, jo vetëm objektiv politik, por edhe identitet shtetëror e kombëtar.

Shqipëria, për fatin e saj të mirë dhe për kënaqësinë tonë, ka rezultate të mira në politikën e jashtme. Mjafton të përmend mandatin në KS të OKB-së, besimin për organizimin e Samitit BE - Ballkani Perendimor, hapi krucial për negociatat me BE-në, Tirana kryeqytet evropian i rinisë, etj.

Zonja dhe zotrinj, miq të nderuar,

Duke përfunduar, nuk mund të lë pa përmendur një kompliment për ju, që është edhe virtyt, pa dyshim. Për këta muaj mes jushë, në bashkëpunim me institucionet, jam bindur se për Kosovën, si rregull, dominon konsensusi i forcave politike.

Ju siguroj se edhe nga ana jonë, është e njejta ndjesi. Ky është qëndrim i institucional dhe, kuptohet, prioritet e përkushtim për mua si ambasador dhe për stafin tim. Mbi këtë parim aksiomatik nuk lejojmë e nuk bëjmë kompromise. E konsiderojmë partner, madje edhe mik, këdo që lartëson emrin dhe imazhin e Shqipërisë dhe këdo që angazhohet për raporte bashkëpunimi me Kosovën.

Kosova gëzohet për cdo sukses të Shqipërisë. Ju këtë e dini, prandej në vend që të Zgjatëm po shërbehem me thënien e një burri të madh kosovar, nga ditët e lavdishme të idealistëve e të trimave: “Jemi mirë kur është mirë Shqipnia”.

Të nderuar miq,

Ky është vit jubilar i pavarësisë së Kosovës. Sot u mblodhëm për këtë qëllim, në këtë pritje zyrtare, ndërsa në përkushtim përvjetorit, ju ftoj e ju pres ne aktivitete që do të bëjmë gjatë tërë vitit, këtu ose nëpër qytete të tjera të Shqipërisë. Gëzuar!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja