Sfidat e SPAK në 2023, Beqiri: Të shkojë te Berisha dhe Meta, kanë kryer korrupsion të lartë! Të mos ketë aludime për mbështetjen amerikane

Avokati Idajet Beqiri thotë se këtë vit SPAK duhet të synojë dosjet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët sipas tij kanë kryer korrupsion të lartë. Në një intervistë për ‘Shtypi i ditës dhe ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu u shpreh se Prokuroria e Posaçme i ka dhënë faktet se ka ecur përpara me arrestimet e figurave të larta, por ende ka disa dosje të mëdha të pambyllura.

“Steka e SPAK nuk po arrin dot në korrupsionin e lartë, në krimet me pasoja që kanë vrarë këtë popull. Steka e SPAK duhet të shkojë te Berisha dhe dosjet e tyre. Dosja e Gërdecit s’është mbyllur. Kemi dosjen e CEZ-DIA. Ka bërë korrupsion të lartë familja e Berishës dhe Metës”, tha Beqiri.

Megjithatë avokati thotë se ende nuk janë të gjithë të barabartë para ligjit pasi janë infektuar sistemet e drejtësisë. Sipas tij, sistemi është kalbësuar dhe duhen indikatorë të fuqishëm të jashtëm që të sjellin ndryshimin.

“Ende nuk kanë filluar që të jenë të gjithë të barabatë para ligjit se infeksioni është i rëndë. Janë infektuar të gjitha institucionet e drejtësisë. Me të vërtetë po bëhet reforma në drejtësi por edhe këta që kanë mbetur kanë përjetuar 32 vite sistem të kalbësuar. Për rrjedhojë, i është mësuar syri, veshi e mendja, kanë krijuar stereotip të gabuar. Duhen disa indikatorë të fuqishëm të jashtëm dhe shpikja nga më dobiprurëset ishte krijimi i SPAK, BKH dhe GJKKO. Këto kanë 3 vite që funksionojnë”, tha Beqiri.

Beqiri përmend edhe disa prej arritjeve më të mëdha të SPAK si arrestimi i Adriatik Llallës, Saimir Tahirit dhe Lefter Kokës.  Avokati shprehet se ka ende shumë punë për të bërë duke theksuar se mbështetja amerikane nuk duhet të mungojë.

“Ka arritje, s’mund të shohim vetëm të zezën se në këtë vend nuk ndëshkohej askush me pozitë shtetërore. Nuk bëhej fjalë që të shkonte njeri në burg se politika e mbrapshtë i kishte zënë frymën sistemin gjyqësor. Qytetarët panë dritë në fund të tunelit kur u arrestua një ish prokuror, ish ministër e ish kryetar bashkie. Po këto nuk mjaftojnë. Megjithatë, fillimi nuk është i keq. Dielli jam i bindur që do të vijojë dhe më tej e të mos ketë asnjë aludim që e sheh si të keqe mbështetjen amerikane”, tha Beqiri.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat