Sfidat, humbjet dhe fitoret, Pirro Dhima për medaljen e parë: E doja, por nuk dija as çfarë ngjyre kishte! Çmimin e fundit e mora me dorën dhe këmbën e dëmtuar

Sfidat, humbjet dhe fitoret, Pirro Dhima për medaljen e parë: E doja, por nuk dija as çfarë ngjyre kishte! Çmimin e fundit e mora me dorën dhe këmbën e dëmtuar

Pirro Dhima

Piro Dhima, i cili ka kaluar jetën e tij në “duke ngritur pesha”, mbushi 50 vjeç më 13 tetor dhe mediat greke vendosën t’i kushtojnë një hapësirë dedikuar jetës, vështirësive dhe fitoreve të tij. Ai ka rrëfyer gjithçka që ka kaluar, të gjitha pengesat për të qenë “Pirro Dhima” që ne njohim sot!

Nga Tirana për në Athinë me taksi, gara dhe medalja e parë e Pirros

Ikja e Pirros, djalit të ri me ëndrra nga Shqipëria drejt Greqisë në vitin 1991, ka qenë mjaft aventureske. Kjo sepse në 1 të mëngjesit të asaj dite shkurti ka hipur në një taksi për në Athinë, një udhëtim i cili zgjati 14 orë.

 “Ishte shkurt i vitit i 1991 kur hipa në një taksi për të ardhur drejt Greqisë. Isha gati të fluturoja, po u anulua dhe kështu mora një taksi për në Kakavi, e më pas mora një tjetër  për në Sgouros, që kishte ardhur posaçërisht për të më çuar në Athinë. Sigurisht, kisha ardhur dhe më parë në Greqi, por më pas u vendosa në një studio në Nea Smyrni." u shopreh Pirro.

Pasaportën ia solli shoferi i Konstantinos Mitsotakis (kryeministri i asaj kohe në Greqi)

Mbërritja në tokën greke, megjithëse duhet t’i sillte siguri atletit, vetëm po shtonte dyshimet, nëse do të mund të garonte në Barcelonë, kjo vetëm sepse pasaporta arriti në duart e tij disa minuta përpara se te fluturonte.
Pasaportën ia solli shoferi i Mitsotakis në aeroport, një moment ky që ka mbetur i ngrirë në mendjen e tij. Ai teksa po tregonte historinë shtoi se Federata e Shqipërisë ia kishte dhënë lejen për transferimin në Greqi.

“Që të bëhej e mundur të bëhesha pjesë e garës në Barcelonë, si fillim më duhej të kualifikohesha. Federata e Shqipërisë më kishte dhënë leje për t’u transferuar në Greqi. Unë do të konkurroja me një pasaportë diplomatike, që mora në minutin e fundit, vetëm pak minuta përpara se të hipja në avion, ma solli shoferi i Mitsotakis”, tha ai.

Mbërritja në Barcelonë, Spanjë.

Me gjithë sfidat dhe pengesat, Pirro arriti të shkonte në kohë në Barcelon për garën. “Në mendjen time ishte vetëm fitorja, madje nuk kisha frikë të aspiroja as medaljen e arit.”, tha ai teksa po fliste.  Një shtangist i panjohur për botën, Pirro, kur i tregoi gazetarëve se kishte shkuar për të fituar, ato e panë të habitura dhe më mënyrë koniozë.

“Unë doja të fitoja medalje, por nuk i dija as ngjyrën. Mbaj mend që mu afruan kamerat për të më pyetur lidhur me pritshmëritë e mia të garës, dhe unë i thash se dua të fitoi medaljen e arit. Ata nuk më njihnin, mbaj mend që tonën tokën. Si përfundim, fitova medaljen parë! Medalja e parë dhe e fundit, janë më të rëndësishmet e karrierës sime.”, u shpreh ai.

Gara e fundit e Pirros

Në moshën 33-vjeçare pas shumë garash, humbjesh dhe fitoresh, Pirro vendosi të largohet nga “Lojërat Olimpike”, por jo përpara se të merrte edhe një medalje të fundit.

“Në Athinë kam pasur shumë trauma. Në 2001 kam operuar krahun, në 2004 kisha probleme me këmbën, edhe mosha bënte të vetën. Përafërsisht 1 muaj e gjysmë nga “Lojërat Olmpike”m thanë se duhet të operohesha, Megjithëse nuk doja, nuk kishin zgjidhje tjetër dhe kështu e bëra. Nuk isha 100% gati për “Lojërat Olimpike” dhe 6 ditë përpara se të zhvilloheshin dëmtova kyçin.”, tha ai.

Me duar dhe këmbë të dëmtuara, Pirro nuk hoqi dorë nga gara derisa fitoi një tjetër medalje, këtë herë të fundit në “Lojërat Olimpike.”.

“Ashtu siç e dëmtuara, u futa në garë. Nuk mund të funksionoja siç duhej, por ishte hera ime e fundit në “Lojërat Olimpike” dhe doja të bëja maksimumin, as unë nuk e di si e fitova atë medalje. Isha me një këmbë edhe një dorë.”, tregoi ai.   

Jeta e Pirros sot me tre fëmijë është e mbushur me përgjegjësi, që pas ikjes së gruas së tij Anastasia nga jeta janë bërë edhe më të mëdha.

" Ende sot ne përpiqemi të qëndrojmë të fortë nga humbja e Anastasias. Ne të gjithë së bashku përpiqemi të mbështesim kryesisht të voglin që është ende 12 vjeç. Ai ka nevojën më të madhe për mbështetje nga të gjithë ne. Ajo që dua t'u përcjell fëmijëve të mi për të ardhmen e tyre është të jetojnë çdo ditë dhe të shijojnë jetën e tyre, " tha ai.

Duke folur për sëmundjen e rëndë që i mori jetën gruas së tij ai tha “ Kanceri është një çështje shumë e vështirë dhe ka njerëz që luftojnë çdo ditë për të gjetur kurën për të. Kur i ndodhi gruas sime, unë thashë: pse ne? Por duke bërë kimioterapinë e saj, pashë foshnje dhe fëmijë të vegjël dhe kuptova se nuk jemi vetëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jetojmë dhe të shijojmë çdo ditë të jetës sonë ", ky ishte edhe mesazhi i tij në fund të intervistës për të gjthë njerëzit që pyesin vetes pas një fatkeqësie “Pse unë”?

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?